• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Senatori McCain: Si po ndikojnë rusët në Ballkan

by Aalison Pearse Stevens
09/03/2016 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senatori John McCain, ish-kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të 2012, thotë se konflikti në Siri dhe Irak ka dëshmuar se Rusia po përpiqet të militarizojë krizën e refugjatëve dhe të përçajë Bashkimin Evropian. Ky qëndrim i Moskës ka krijuar përplasje mes Rusisë dhe Perëndimit. Ai flet edhe mbi përpjekjet e Moskës për të ushtruar ndikim në Ballkan:

Senatori John McCain foli për ndikimin rus në Serbi, ku qeveria ka deklaruar synimin për të qëndruar neutrale në përplasjet mes Rusisë dhe Perëndimit, duke thënë se mund të ndërtojë marrëdhënie konstruktive me të dyja palët.

“Mendoj se kryeministri Vuçiç ka mbajtur qëndrim shumë të fortë, duke i rezistuar presionit rus. Presioni rus është shumë i ndryshëm nga presioni amerikan. Ne nuk duam gjë nga Serbia, thjesht duam që të bëhet një demokraci më funksionale. Ndërsa Rusia do të ketë një ndikim dominues, gjë që krijon një sfidë shumë të vështirë. Mund të them se përgëzoj faktin që kryeministri Vuçiç i ka rezistuar presidentit Putin, por e kuptoj se ndodhet përballë një presioni të konsiderueshëm dhe duhet të tregohet shumë i kujdesshëm”.

Në këto kushte, thotë senatori, kanë rëndësi përpjekjet amerikane për t’iu kundërvënë mesazhit rus, pasi një pjesë e madhe e ndikimit të Moskës vërehet në media:

“Mendoj se nëse Serbia mund të qëndrojë apo jo neutrale varet në një masë të madhe nga veprimet e Vladimir Putinit. Shumë nga aktet e presionit që po ushtron Rusia mbi Serbinë lidhen me median, me informacionin, me propagandë. Prandaj duhet t’u kundërvihemi veprimeve të tilla me punën e agjencive si Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë që mund të shërbejnë për t’iu kundërvënë mesazhit rus”.

Lidhur me Malin e Zi, senatori John McCain thotë se ndikimi rus është i kufizuar më së shumti tek investimet ekonomike, dhe se malazezët e kanë bërë të qartë prirjen e tyre perëndimore:

“Nuk besoj se ka ndonjë dyshim se Mali i Zi siguroi antarësim në NATO, pasi pjesa më e madhe e malazezëve mbështesnin me forcë aderimin në NATO. Prandaj nuk shoh ndonjë influencë ruse që të ndikojë tek zhvillimet politike në vend. Ajo që shoh është pronësi ruse, rusë që kanë prona në Mal të Zi. Këtë e di, pasi shoh shumë rusë të shëndoshë, që pijnë duhan, të veshur me kostume të ngushta banjoje në Mal të Zi. Pra e di që ka ndikim të ndjeshëm ekonomik nga rusët. Por nga ato që di për këtë vend sharmant është se Mali i Zi do integrim evropian dhe se antarësimi në NATO u mbështet nga shumica dërrmuese e popullatës”./voa

Next Post

(FOTO) Gjirokastër, policia zbulon serën me kanabis, një i arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In