• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senatori amerikan- Ministrit rus Lavrov: Ky do të jetë viti kur Kongresi do t’ia fusë Rusisë një shkelm në prapanicë

by Java News
20/02/2017 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Konferencën e Sigurisë në Mynih – në veçanti ndaj Rusisë. Ndërsa presidenti amerikan shkakton një valë reagimesh me deklaratat e tij.

“Mikut tim rus Lavrov dua t’i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat”, deklaroi senatori republikan Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në dretim të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov. “2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do t’ia fusë Rusisë një shqelm në prapanicë.”

Graham kërkon sanksione më të rrepta

Graham kërkon nga presidenti amerikan Donald Trump masa edhe më të ashpra ndaj Rusisë, ndonëse sulmet e hakerëve në të kaluarën nuk kanë qenë të drejtuara kundër Partisë së tij Republikane, por kundër demokratëve. Senatori paralajmëroi një kërkesë mbipartiake për sanksione të reja kundër Rusisë. “Qëllimi im është që këtë ta paraqes ate në tavolinën e Trumpit dhe shpresoj se ai si mbrojtës i rendit botëror demokratik do të bashkëpunojë me ne, për të denuar Rusinë”, tha Graham.

Nëse Kremlini nuk denohet, edhe në të ardhmen mund të ketë përzierje të ngjashme – këtë vit në Gjermani apo Francë. Republikani njihet si një prej kritikëve më të mëdhenj të Rusisë në Partinë Republikane.

Kremlini hedhë poshtë kritikat

Rusia ka filluar sulmet e hakerëve në kompjuterët e SHBA, ndër ta edhe të qendrës së partisë së demokratëve. Në këtë mënyrë janë përhapur informacione të cilat e kanë dëmtuar kandidaten demokrate Hillary Clinton gjatë fushatës dhe e kanë ndihmuar fitoren e Trumpit. Trumpi në të kaluarën është përpjekur që të ulë rëndësinë e pohimeve për influencën ruse në procesin zgjedhor. Ndërsa Lavrovi para gazetarëve në Mynih foli për një “opsesion të pakuptueshëm të perëndimit për një luftë kibernetike dhe spiunime në internet. Nuk ka kurfarë dëshmie për përzierjen e Rusisë”, tha ministri i Jashtëmrus.

Senatorët kundër Trumpit

Disa senatorë amerikanë i kanë denuar sulmet e Trumpit ndaj mediave. Graham tha se në Kongres ekziston një mbështetje e madhe për lirinë e shtypit, pavarësisht prejardhjen e kongresm: “Ne do të mbështesin të gjitha mediat për të bërë punën e tyre të lirë”. Senatori ka hedhur poshtë kritikat e Trumpit se “mediat janë armik i popullit amerikan”. Mediat, sipas tij, mund të shkaktojnë ndonjëherë edhe zemërime, por ato nuk janë armik i popullit. “Në një shoqëri demokratike duhet të respektohet liria e shtypit.”

Senatori demokrat Chris Murphy dhe senatorja Jeanne Shaheen kanë kritikuar ashpër deklaratat e Trumpit. Murphy kritikoi Trumpin për një “sulm frontal ndaj lirisë së shtypit”. Ndërsa Shaheen theksoi se rreziku nuk vjen nga shtypi i lirë, por “nga kritikat e presidentit ndaj mediave.”

Trump trillon një sulm në Suedi

Trump e ka ashpërsuar së fundi retorikën kundër mediave. Gjatë paraqitjes në Floridë ai tha se disa media janë pjesë e një “sistemi të korruptuar”, që nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën. Paraqitja në Florida ka shkaktuar reagime shumë të ashpra. Trump ka sugjeruar se “Ne jemi këtu për të folur për të vërtetën, të vërtetën e plotë, dhe asgjë tjetër pos të vërtetës”, ai ka shkaktuar shqetësime të thella edhe me një deklaratë tjetër për Suedinë. “Shikoni se çfarë po ndodhë në Gjermani, shikoni se çfarë ka ndodhur dje në Suedi!” Më pas ai radhiti sulmet e fundit terroriste në Evropë.

Por në Suedi nuk ka pasur kurfarë sulmi dje! Përdoruesit e Twiter dhe disa media e kanë përhapur pohimin e Trumpit dhe nën hashtag #LastNightInSweden, kanë filluar talljet me mesazhe: “Një dollap i Ikeas është ndërtuar gabimisht”, “Kam pirë një birrë, dhe ja futa gjum”… Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt pyet presidentin Trump: “Suedia? Sulm terrorist? Çfarë ka pi ai?”/tema/a.k

Next Post
Po paralajmërohet sërish tension politik në Kosovë

Po paralajmërohet sërish tension politik në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In