• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senatori amerikan kërkon falje për incidentin me sfond seksual

by A R
16/11/2017 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senatori demokrat i Minesotës Al Franken i kërkoi ndjesë të enjten një gazetareje nga Los Anxhelosi, e cila e akuzon se ai e kishte prekur në mënyrë të papërshtashme gjatë një udhëtimi në vitin 2006, me qëllim argëtimin e trupave amerikane të vendosura në Lindjen e Mesme.

Leeann Tweeden dikur folëse në televizion, gazetare lajmesh sportive dhe modele e revistës Playboy, tha se zoti Franken, i cili përpara se të kandidonte për këtë post ishte komedian në shfaqjen televizive “Saturday Night Live”, që transmetohet në NBC, e kishte “puthur dhe prekur pa pëlqimin e saj”. Kjo, sipas saj, nuk ishte aspak diçka me të cilën dikush mund të bëjë humor. Situata ndodhi ndërsa ajo dhe Al Franken po bënin prova për një komedi, për të argëtuar trupat amerikane.

Në një artikull të postuar në faqen në internet të stacionit radiofonik KABC zonja Tweeden tha se pas asaj që ndodhi ajo ishte larguar. “Ndjeva neveri dhe u ndjeva e dhunuar”, tha Leeann Tweeden, sot folëse në një stacion radiofonik.

Pas udhëtimit gazetarja thotë se kishte parë një foto të saj të publikuar ku zoti Franken e prekte në gjoks ndërsa ajo flinte, rrugës për në kthim.

“Nuk mund ta besoja! Ai më kishte prekur pa miratimin tim, ndërsa unë isha në gjumë. U ndjeva sërisht e dhunuar, e turpëruar, e ngacmuar, e poshtëruar! Si guxon dikush të më prekë në atë mënyrë dhe të mendojë se kjo është një gjë për të qeshur?!”- shkruante ajo.

Nëpërmjet një deklarate, senatori Franken tha “nuk e kujton provën për parodinë në të njëjtën mënyrë, por i kërkoj Leeann-it ndjesën time më të sinqertë. Për sa i takon fotos, ajo kishte për qëllim të ishte për të qeshur, por nuk ishte! Nuk duhet ta kisha bërë!” tha ai.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat Mitch McConnell bëri thirrje për një shqyrtim nga ana e Komisionit të Etikës për veprimet senatorit Al Franken 11 vjet më parë, dy vite përpara se ai të zgjidhej në Senat.

“Pavarësisht nga kush vijnë, ngacmimet dhe sulmet janë krejtësisht të papranueshme, në vendin e punës ose kudo tjetër“, tha zoti McConnell.

Incidenti ku është përfshirë zoti Franken u shfaq ndërsa ligjvënësja demokrate e Kalifornisë Jackie Speier, tha këtë javë se ishte në dijeni për dy anëtarë të Kongresit, një demokrat dhe një republikan, që kishin kryer ngacmime seksuale.

Një ligjvënëse republikane e Vixhinias Barbara Comstock, tha se kohët e fundit mësoi për një incident ku ishte përfshirë një pjestare e stafit të Kongresit. Ajo dërgoi disa letra pune në shtëpinë e një ligjvënësi aktual, i cili e kishte përshëndetur atë i mbuluar vetëm me një peshqir, të cilin më pas e kishte hequr. Zonja Comstock tha se gruaja kishte vendosur shumë shpejt të largohej nga puna.

Disa ligjvënës republikanë dhe demokratë po bëjnë përparime për të miratuar ligjin i cili do të kërkonte që i gjithë Kongresi dhe anëtarët e stafit të trajnoheshin kundër ngacmimeve seksuale. /VOA

Next Post
Aksident i rëndë në Rusi, të paktën 14 të vdekur

Aksident i rëndë në Rusi, të paktën 14 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

April 15, 2026
Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

April 15, 2026
Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

April 15, 2026
Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

April 15, 2026
Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

April 15, 2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

April 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 prill 2026

April 15, 2026
Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

April 15, 2026
Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In