• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senati sfidon Presidentin Trump, voton kundër “emergjencës kombëtare”

by Java News
15/03/2019 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati amerikan miratoi të enjten një rezolutë që kundërshton shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare nga Presidenti Donald Trump lidhur me kufirin jugor të vendit. Rezoluta e miratuar me rezultatin 51 me 49, sfidon kërcënimin e Presidentit se do t’i verë asaj veton. Dymbëdhjetë senatorë republikanë mbështetën rezolutën e miratuar në muajin shkurt nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët.

Rezoluta nuk ka të ngjarë të kthehet në ligj në kushtet kur nevojiten dy të tretat e votave të Kongresit për të rrëzuar një veto të Presidentit.

“Jam gati për të vënë veton, nëse do të jetë e nevojshme,” shkruante zoti Trump të enjten në mëngjes në një postim në Twitter.

Këtë javë nënpresidenti Mike Pence u takua me senatorët republikanë në përpjekje për të zbutur mbështetjen ndaj rezolutës që kundërshton gjendjen e emergjencës.

Disa republikanë janë shprehur të shqetësuar se presidentët e ardhshëm demokratë mund të uzurpojnë fuqinë e Kongresit për të financuar qeverinë dhe të përdorin shpalljen e gjendjes së emergjencës për të financuar programet e tyre.

Mosmarrëveshja politike lidhen me miliarda dollarë fonde për një mur përgjatë kufirit amerikan me Meksikën kërkuar nga zoti Trump, por që Kongresi ka refuzuar tia sigurojë plotësisht. Ngërçi çoi në një mbyllje të pjesshme të agjencive qeveritare për 35 ditë, që përfundoi në janar.

Bazuar në shpalljen e gjendjes së emergjencës, që Presidenti Trump nënshkroi më 15 shkurt, ai kërkon të marrë para nga programe të tjera federale për të ndërtuar murin, që siç thotë është i nevojshëm për të frenuar imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.

Demokratët mohojnë të ketë një emergjencë në kufi, duke thënë se kalimi i paligjshëm i kufirit është në nivelet më të ulta prej katër dekadash.

Lidhur me këtë çështje janë ngritur padi ligjore që mbështesin argumentimin se është Kongresi dhe jo presidenti.

/a.meta

Next Post
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Sondazhet, problemi i Bashës...dhe i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In