Senati i Brazilit miratoi relacionin i cili i hap rrugë procedurës për shkarkimin e presidentes Dilma Rousseff e pezulluar nga të gjitha funksionet majin e shkuar .
Votimi erdhi pas një debati të gjatë që përfundoi me 59 vota pro dhe 21 kundër ndërsa vota përfundimtare pritet të jetë në 25 gusht. Rousseff akuzohet se ka abuzuar me buxhetin e shtetit.