• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncimi i fierakëve: I sëmuri mendor po na terrorizon

by A R
22/08/2016 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një nga lagjet e qytetit të Fierit banorët apelojnë për ndihmë për të sëmurët mendorë që po krijojnë probleme në jetën e tyre të përditshme.

Ata shprehen se një i sëmurë mendor po terrorizon të gjithë banorët që i dalin para. I braktisur nga motra e tij Elisabeta dhe i marrë nën kujdestari nga vëllai Niko, 53-vjeçari Qirjako Ferti nga Fieri, i diagnostikuar me sëmundje mendore të shkallës së parë është kthyer prej kohësh në shqetësim për banorët e lagjes “Kastriot”, në Fier. Por jo vetëm banorët e kësaj lagjeje, por edhe qytetarë të ndryshëm pohojnë se i sëmuri shfaq rrezikshmëri të lartë në komunitet. “Ai jo vetëm kryen veprime të turpshme, zhveshje në publik, por është agresiv, shkakton panik, frikë dhe pasiguri, për të gjitha grupmoshat”, pohojnë ata.

53-vjeçari i sëmurë jeton një katin e parë të një pallati në një nga kryqëzimet e kësaj lagjeje. “Sapo del nga banesa nis dhe kryen ritualin e tij të zakonshëm. Zhvishet në publik, ulëret dhe kryen veprime të pakontrolluara dhe të frikshme”, shprehen qytetarët fierakë.

Denoncimet

“Është një person i sëmurë. Ne e dimë gjendjen e tij shëndetësore, por shumë herë ai ka goditur edhe më gurë banorë dhe kalimtarë të ndryshëm në lagje”, thotë një grua e moshuar banorë e lagjes “Kastrioti”. “I kemi kërkuar familjarëve të tij që të marrin masa për ta izoluar ose dërguar për mjekim. Por, këta të fundit nuk arrijnë ta izolojnë në shtëpi. Ai përditë vazhdon ritualin. Tani që ndodhi edhe ngjarja e tmerrshme në Palasë, shteti duhet të ndërhyjë dhe të izolojë këta të sëmurë. Mos e dhëntë zoti kemi marrë frikë dhe tmerr Gjithçka mund të ndodhë”, shprehet më tej e moshuara. “Kam punuar dhjetëra vjet në Santorini, në një ishull në Greqi. Erdha këtu në Shqipëri dhe investova këto dy vjet gjithë paratë e fituara në punën time me djersë. Por, kam gjetur veç vështirësive të tjera edhe problemin me gjitonët e mi”, thotë një administrator i një picerie që është ndërtuar ngjitur me pallatin ku banon i sëmuri mendor. “Është antinjerëzore të flasësh në këtë gjuhë. E kam mbështetur e përkrahur, madje edhe me ushqim i kam dhënë gati përditë këtij të sëmuri, Qirjakos.
Por ai është i papërgjegjshëm. Vajza ka frikë. Familja po ashtu. Vjen papritur brenda lokalit, turfullon lëviz me vrap sa andej dhe këndej dhe më krijon probleme. Kam lajmëruar policinë në disa raste, e cila ka mbërritur dhe më ka këshilluar të mos e “ngacmoj” unë. Unë kërkoj ndihmë nga shteti dhe ky i fundit më thotë mos e ngacmo të sëmurin sepse ai nuk të shqetëson po nuk e shqetësove. Këtu në Shqipëri duhet të ndodhë diçka e tmerrshme që shteti të ndërhyjë”, vazhdon më tej administratori i kësaj picerie.“Tani që ndodhi krimi makabër në atë familje fierake, ku një fëmijë u masakrua, çfarë pret më shteti? Pse nuk ndërhyn të ushtrojë mjekimin e detyruar ndaj kësaj kategorie të sëmurësh? Ata janë të pandërgjegjshëm. Por shteti nuk duhet të bëhet më i papërgjegjshëm se sa këta. Jam gati të shes biznesin dhe të iki larg që këtu. Të marr një shtetësi tjetër dhe të harroj përfundimisht shtetësinë time shqiptare.
Kur unë nuk zgjidhem prej shtetit që i paguaj dhe taksat e detyrimet, kush duhet të më mbrojë mua dhe familjen time?”, përfundon ai i indinjuar.

Ndër kohë, banorët e kësaj lagjeje kërkojnë që të merren masa të menjëhershme për të mos pësuar tragjedi të ngjashme si ajo e Palasës. “Ne nuk jemi kundër kësaj kategorie njerëzish të sëmurë. Por kërkojmë që të merren masa për të mos pësuar tragjedi të reja mes nesh dhe në familjet tona”, pohojnë ata.

Vëllai i të sëmurit mendor

I vëllai i Qirjakos, Niko Ferti tregon për “Shekullin” se po bën të pamundurën që ta mbajë të izoluar vëllanë dhe të përkujdeset për atë. “E kam të pamundur të sistemoj vëllanë e sëmurë. Ai del nga shtëpia dhe është agresiv, sidomos në këto ditë të nxehta. Nuk pranon që të marrë dhe ilaçet për sëmundjen që ka. Tre javë më parë e dërgova në spitalin Psikiatrik në Vlorë. Mori mjekimin, ishte i qëndrueshëm dhe sillej qetë. Tani situata është agravuar. Edhe mua më çjerr me thonj”, pohon ai dhe tregon krahët e gjakosur dhe me shenja gërvishtjeje prej thonjve. “Në shtëpi shkatërron gjithçka. Djeg me cigare edhe dyshekët e vjetër.

Shkurt është i dhunshëm. Ka nevojë për mjekim. Varfëria dhe mungesa e mjekimit e kanë çuar në këtë gjendje”, thekson më tej Niko Ferti. Në fakt ai merr një pagesë nga shteti për kujdestari. “Nuk më del kjo pagë as për t’i paguar ilaçet, energjinë dhee ujin. Më parë kujdestare ishte e motra Elisabeta. Ajo u lodh dhe u largua. Tani jam unë. Kam nevojë për ndihmë që të mbaj vëllanë”, vazhdon ai./Shekulli

Next Post
“Më lër se jam i madh, iki vetë”, Andrea i iku nga duart gjyshes e u masakrua pak metra më poshtë

Psikopati i Palasës dëshmon: 12-vjeçarit ia preva kokën se më mërziti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In