• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po kthehen në shqetësim në vend, 100 raste të reja me AIDS

by Aalison Pearse Stevens
18/05/2019 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta për sa i përket sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Edhe pse rastet janë në rritje, sensibilizimi për këtë çështje kaq delikate është i paket, ndërsa shumë persona të infektuar nuk e dinë që janë mbartës të ndonjë virusi. Mjeku infeksionist në QSUT, Arjan Harxhi shprehet për Report Tv se vitin e kaluar janë ekzaminuar mbi 100 raste me infeksione SST, të cilat kryesisht vijnë si pasojë e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

“Mungojnë raportimet e sakta, në lidhje me ato që ju i quajtët sëmundje seksualisht të transmetueshme. Sëmundja më madhore, apo infeksioni më madhor, është infeksioni I HIV/AIDS. Edhe pse themi që Shqipëria është një vend me prevalencë të ulët, trendi është në rritje. Në këto vitet e fundit, ka çdo vit mbi 100 raste të reja me infeksion HIV/AIDS. Një infeksion tjetër I pranishëm, me numër rastesh në rritje është sifilizi. “, shprehet Arjan Harxhi.

Në një kohë ku antibiotikët sa vijnë e po bëhen më rezistentë ndaj infeksioneve, ekzaminimi në kohë i tyre është mjaft i rëndësishëm. Mjeku Harxhi bën apel veçanërisht për gratë shtatzënë të cilat duhet të kryejnë domosdoshmërish testet.

“Përgjithësisht infeksionet virale janë të patrajtueshme. Për shembull HPV, nuk trajtohet. Për shumë nga këto infeksione mund të ketë trajtime, por mbetet problem shfaqja e rezistencës. Përshtypja ime si specialist është që edhe në Shqipëri mund të kemi probleme me rezistencën ndaj antibiotikut të këtyre infeksioneve. Kemi pasur vjet 3 raste me sifiliz te gratë shtatzëna, duke i bërë apel atyre apo edhe mjekëve që i kontrollojnë për të kryer të gjitha ekzaminimet”, tha Arjan Harxhi.

Infeksionet STT, në pjesën më të madhe të rasteve janë të fjetura dhe nuk shfaqin simptoma tek të infektuarit. Kjo bën që pjesa më e madhe e tyre të kapen në një periudhë të vonuar, duke ulur ndjeshëm shanset për kurim të plotë. Aktualisht në vend infeksionet më të përhapura janë HPV, Sifilizi, por edhe HIV/AIDS.

Next Post
Vlora çel sezonin turistik, Leli: Këtë vit qyteti do të jetë shembull, ka shumë për të dhënë

Vlora çel sezonin turistik, Leli: Këtë vit qyteti do të jetë shembull, ka shumë për të dhënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In