• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sëmundja” nga e cila shqiptarët ende nuk janë shëruar

by Spartak Ngjela
13/11/2016 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Cili është qëllimi i shqiptarëve sot: pasioni fetar; armiqësia zonale mes shqiptarëve, apo ngritja e dinjitetit kombëtar dhe pasurimi shoqëror me anë të ndëshkimit të korrupsionit?

l.
Sikur ta ngresh këtë pyetje, të gjithë do të mbeshtesin “ngritjen e dinjitetit kombëtar dhe pasurimin shoqëror” në Shqipëri. Por, pastaj, gjithsecili hyn dhe bëhet pjesë e pasionit të grupit ku bën pjesë, dhe shqiptari lufton shqiptarin për të mbajtur gjalle armiqësinë e brendshme, e cila është shpesh zonale dhe herë-herë edhe fetare, e nxitur nga fqinjët tanë, dhe jo nga ne vetë.
Këtu pastaj, në mungesën e ketij uniteti shqiptar, ka hyrë gjithmonë me penetrim interesi i fqinjëve, ekzistenca e të cilëve, koha po e provon, se ka shekuj që lidhet drejtpërsëdrejti me dekadencën liderëve të shoqërisë shqiptare. Kjo eshte arsyeja që gjithkush duhet të mendojë për ngritjen e dinjiterit shqiptar.
Por ne ende nuk kemi një shtet të drejtë shqiptar. Ja, kjo eshte arsyeja themelore: Shtetin shqiptar e kanë drejtuar fqinjët për interesat e tyre, dhe pushtetarët shqiptarë kanë siguruar luksin e tyre, me imponimin e varfërisë shqiptare. Këtu e zë nismën e vet tragjedia e stërzgjatur shqiptare.

ll.
Dhe kjo sëmundje ende nuk eshte shëruar: i prekuri i fundit duket se është Sali Berisha. Ky ndihet i trembur shumë nga Reforma shqiptaro-amerikene dhe po mendon të përfitojë duke ndihmuar interesin grek kundër Shqipërisë. Ka marrë kurajë nga një injorancë e ministrit te Jashtëm grek, dhe duke e ditur se ende Amerika është në sistemimin jurudik të Presidentit të sapozgjedhur, si një kaçak malesh, e di politikën psikikë kaçakërie. Eshte i korruopruar, ka grabitur shqiptarët familjarisht, dhe me naivitetinin e abuzuesit politik kërkon një lufte në Ballkan.
I gjithë ky oreks i lig berishian vjen se, befas, këto ditë ka dalë një injorant, ministër grek, dhe i kërcënohet Shqipërisë dhe shqiptarëve, kur brenda shtetit të tij jetojnë mbi tre milionë shqiptarë që, në nje shekull e gjysmë, nuk janë lejuar që të flasin shqip. Pse? Sepse asnjëherë nuk ka pasur një shtet shqiptar në funksion të interesit shqiptar, që të jetë i fortë, unik dhe mbrojtës i një shoqërie të pasur. Por, pikërisht këtu ngrihet kjo pyetje: çfarë do të ndodhë?
Armiqësia e fqinjëve tanë do të ekzistojë, sepse ky është fenomeni ballkanik antishqiptar që ende nuk ka mbaruar; por pyetja ngrihet për shqiptarët: a do të drejtohen shqiptarët nga perfaqesuesit e tyre të ditur?
Ja, kjo është arsyeja që po kërkohet një Reformë në Drejtësi, e cila eliminon nga skena të gjithë klasën politike dirigjente aktuale. Ky është konflikti aktual, sepse të korruptuarit duan që të sundojnë, edhe pse janë të paaftë. “Te shesim territoret shqiptare te fqinjet, dhe të sundojmë shqiptarët me forcën e fqinjëve”, kjo ka qenë motoja e korrupsionit shqiptar në njëqind vjet shtet shqiptar. Këtë po kerkon këto dite edhe Sali Berisha, duke evokuar çështjen e detit në Sarande kur thotë se “deti në Sarandë i takon grekëve, por nuk e lë Turqia”. Këtë te Turqisë, në fakt, e fsheh, duke thene “nje palë e trete”. Por, pala e tretë eshte Uashingtoni. Kurse Saliu ka frikë ta shprehë, dhe i intereson të thotë, Turqia, sepse ka që në vitin 1992 që, edhe pse është komunist ateist, në ndihmë të Beogradit, ka luajtur në Shqipëri kartën e islamikut ekstrem. Kudo do islam, që të largojë Amerikën dhe Perendimin nga mbrojtja e çështjes kosovare dhe shqiptare në Ballkan. Në fakt, kjo ka qenë dhe mbetet të jetë edhe politika arkaike e Beogradit dhe Athinës, për të dominuar çështjen shqiptare në Ballkan me racizëm antishqiptar.

lll.
Por sot kjo politikë është jo vetem arkaike, por dhe e humbur. Te gjithë këta pseudopolitikanë në Beograd, dhe në Athinë bashkë me Saliun në Tiranë, janë të zhvleftësuar nga koha. Politika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore kanë intres të madh në Shqipëri. Shpresa semos presidenti i ri amerikan, Donald Trump, do të dalë kundër interesit amerikan kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan, që po ushqen ndërkohë Berisha, është dëshira patologjike e Saliut që kërkon t’i shpëtojë ndëshkimit për abuzimet e tij kundër shqiptarëve, dhe aspak një realitet.
Kjo sigurisht që është shpresë e një patologjie të kotë, sepse, jo shitja e territorit shqiptar, që është pamundësi absolute që të ndodhë më, por as “ardhja e ufove në Shqipëri”, nuk e shpëton dot nga ndëshkimi Sali Berishën dhe arradhën e korrupsionit elitar politik në Shqipëri. Politikisht, ndëshkimi i kësaj arradhe të pistë korruptive shqiptare, e forcon edhe më tepër aleancën shqiptaro-amerikane dhe pozicionin dinjitar të Shqipërisë si anëtare e Bashkimit Europian. Kjo për faktin e aktivitetit edhe më të fuqishëm që pritet të vijojë si politikë reformiste shqiptaro-amerikene në Ballkan, nga presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

Next Post
Veteranët e UÇK: FMN-ja ta ndëshkojë Qeverinë Mustafa për listat!

Veteranët e UÇK: FMN-ja ta ndëshkojë Qeverinë Mustafa për listat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In