Sëmundja e murtajës/ Tentoi të sillte bagëtitë e imëta në Shqipëri, arrestohet një person në Kapshticë

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka intensifikuar kontrollet lidhur me transportin e bagëtive të imta nga vendet fqinje.

Në pranga ka rënë një person i cili u kap në pikën kufitare të Kapshticës duke tentuar të fus në vendin tonë disa bagëti të imta (shqerra) pa dokumentacionin shoqërues.

Burime për Report Tv bëjnë me dije shtetasi me inicialet K.F. u konstatua gjatë kontrollit në doganë nga shërbimet e policisë kufitare ndërsa mësohet se bagëtitë iu dorëzuan AKU-së për kryerjen e analizave nëse do të rezultojnë me sëmundje infektive.

Mbi të arrestuarin rëndon vepra penale e “kontrabandës me mallra të licensuara”.

Vijojnë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe të kufirit të gjelbër nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë për të konstatuar rastet e paligjshme që lidhen me transportin e bagëtive të imëta.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com