• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Selinë nuk e kemi dorëzuar”/ Bardhi sfidon Berishën: S’ka Kuvend në 30 prill, “Rithemelimi” i paligjshëm. Nëse apeli vendos për 11 dhjetorin…!

by Java News
12/04/2022 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Demokratike zgjati disa orë dhe u shoqërua me debate të forta. Megjithatë, palët edhe këtë herë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët që do t’i çojë drejt bashkimit, sikurse pretendojnë.

Në shkallët e selisë, për mediat ata përforcuan qëndrimet e tyre. Gazment Bardhi, pas mbledhjes në një deklaratë përsëriti edhe njëherë se grupimi i Sali Berishës po hesht për vendimet e fundit të SHBA-së, ku në listën e zezë është futur ish-deputeti i PS, Aqif Rakipi.

“E kam bërë të qartë qëndrimin tim, sigurisht që mund të jem pakicë, kjo nuk është vërtetuar. Kam shtruar një pyetje që për shkak të saj situate, të shpalljes non grata, sot PD ka një kompleks të madh me veten. Në dy godina ka rënë heshtja pas vendimit SHBA për Aqif Rakipin, në godinë e PS dhe selinë qëndrore të PD.

Nuk arrij dot të kuptoj heshtjen e selisë qendrore të PD, se Edi Rama në dy qarqe ka bashkëpunuar me krimin për të blera vota dhe shantazhuar votues. A mund t’ja drejtoni pyetjen zotit Berisha pse hesht. Ka drejtuar gishtin ndaj Edi Ramës, ka pranuar atë që demokratët kanë konstatuar në 25 prill”, tha ai.

Po ashtu ai theksoi se procesi i zgjedhjes në degë nisur nga “Rithemelimi” po lë jashtë demokratët me sakrifica.

“Ka lënë jashtë demokratë që kanë sakrifikuar. Ky ka qenë shqetësoi i sotëm i grupit parlamentar. Për fat të keq ashtu siç doli këtu poshtë, s’ka rëndësi për demokratë nëse Berisha e njeh apo jo Alibeajn si kretar grupi”, tha ai.

Bardhi tha më tej se nuk e kanë dorëzuar selinë dhe se beteja e tij nuk është për zyrat.

“S’ka asnjë dorëzim të PD-së. E drejta e ankimit është kushtetuese. I kujtova zotit Berisha se në  25 mars kur ka ardhur në zyrën time më ka thënë që vendimet e gjykatave duhen të respektohen. Përgjigja ime ka qenë po. Por sot na doli që po të ankimosh vendimin do të thotë se ke animuar te Edi Rama dhe is ollo në vëmendje se ky është dopio standard”, tha ai.

Kuvendin e 30 prillit, Bardhi e cilëson si të paligjshën. Të njëjtën gjë thotë edhe për Komisionin e Rithemelimit, pasi sipas tij nga dje këtij organi i ka mbaruar afati.

“Nuk ka një Kuvend të ligjshëm në 30 prill. Ai kuvend ishte caktuar në 22 mars dhe nuk ka një mbledhje tjetër që të caktohet në 30 prill. Afati i Rithemelimt ka qenë 4 muaj. Që do të thotë se nga dje Komisioni i Rithemelimit është i paligjshëm. Përfshirja e PD në këto procese të njëanshme nuk është zgjidhje. Bashkimi nuk ndodh me fjalë”, u shpreh ai.

Gazment Bardhi është shprehur se nëse gjykata e Apelit do të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukti që Komisioni i Rithemelimit do drejtojë PD-së, atëherë do e zbatojnë.

Pyetjes se gazetareve, nëse lihet në fuqi vendimin i Agron Zhukrit, çfarë do bëni, Bardhi tha: Do zbatojmë vendimin e gjykatave./m.j

Next Post
Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë/ Eksperti: Do të shohim ofensivë më të ashpër se ato që kanë ndodhur deri sot

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë/ Eksperti: Do të shohim ofensivë më të ashpër se ato që kanë ndodhur deri sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In