• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

by A R
29/06/2026 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Klan News, ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka analizuar situatën aktuale politike, duke u ndalur te protestat qytetare, qëndrimi i tij ndaj kryeministrit dhe gjendja brenda opozitës.

Spaho e cilësoi protestën 30-ditore të nisur për Zvërnecin si një kaos të pakuptimtë të nxitur nga faktorë jashtë vendit, duke mbrojtur ndërtimin e resorteve në zona të mbrojtura si një praktikë normale turistike.

“Që nga fillimi i kësaj proteste me ato që kam parë, kam menduar që është gjëja e fundit që i duhet Shqipërisë dhe nuk e ka burimin nga brenda vendit, por nga njerëz jo dashamirës të Shqipërisë. Duke shfrytëzuar zhvillimet brenda Shqipërisë, befas si me sustë ndezën këtë protestë, që po vazhdon prej 30 ditësh. Sebepi ishte Zvërneci një kaos krejt i pakuptimtë . Në të gjitha vendet, përfshirë këto që janë brenda nesh dhe konkurrentë në turizëm ndërtohen resorte të tilla në zona të mbrojtura, fare mirë. Ndërsa ne ndalim kundër një investimi kaq të madh për përmasat e Shqipërisë. Më pas protesta filloi që të nxjerrë kërkesa politike, që në fund kanë çuar dhe deri në kërkesën  për dorëheqjen e kryeministrit. Pra ta bëjmë edhe një herë nga e para çorap sistemin politik, jo se nuk ka nevojë për përmirësime. Ka nevojë shumë, por me atë metodë që çdo gjë ta krijojmë nga e para ne shqiptarët kemi vuajtur historikisht. Shqipëria në momente kyçe ka bërë zgjedhje të gabuara.”

Megjithëse deklaroi se i qëndron kritikeve të tij të ashpra ndaj Edi Ramës, ai argumentoi se kryeministri nuk duhet të japë dorëheqjen tani për të mos destabilizuar vendin në një moment kyç historik. Sipas tij, palët duhet të arrijnë një pakt politik për të fokusuar reformat tek integrimi në BE, duke sugjeruar që vendi të vazhdojë kështu deri në zgjedhjet e vitit 2027.

“Unë vazhdoj t’u mbeten të gjitha atyre që kam thënë për Edi Ramën në të gjithë vitet e karrierës sime politike, nuk u heq as presjen. Në postimin tim që kam bërë, e kam shprehur mjaft qarë ‘i ke bërë dëme të mëdha vendit, duhet të kishe ikur me kohë, por duke u ndodhur para këtij momenti historik, integrimi i Shqipërisë në BE, për çfarëdolloj arsyeja janë mbushur kriteret apo jo, unë mendoj që ne duhet të fokusohemi te kjo çështje, te integrimi europian. Të kishte një pakt të gjerë politik për të ruajtur stabilitetin dhe për të bërë reformat, në të kundërt ne shkojmë 180 gradë pas dhe përpiqemi që ta krijojmë vetë destabilitetin politik, sigurisht edhe me ndërhyrje të tjera. Kjo është arsyeja që unë mendoj, më mirë të vazhdojmë kështu deri në vitin 2027, të mbyllim kapitujt dhe pastaj t’i drejtohemi kutive zgjedhore.”

Ish-deputeti lëshoi akuza të forta ndaj Partisë Demokratike, duke e quajtur një parti të falimentuar dhe në bashkëpunim me mazhorancën për interesa privilegjesh. Në fund, ai hodhi poshtë çdo aludim për kalim te socialistët, duke garantuar se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS-në.

“Kjo klasë politike e ka mbyllur misionin, më keq nga të gjitha është PD, e cila është  një parti e falimentuar, e paaftë të nxjerrë njerëz në rrugë, është e paaftë sepse nuk prek dot nervin e qytetarëve. Është në bashkëpunim me mazhoranc ës për të ruajtur ato pak privilegje që kanë, si deputetë të asaj forcë. Nuk kam pasur asnjë ftesë bashkëpunimi me PS, flini rehat nga kjo anë. As kam pasur dhe as do kem, sepse më njohin shumë mirë, kurrë nuk do i shërbej PS dhe Edi Ramës.”

Next Post
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

October 3, 2026
Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

October 3, 2026
“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

October 3, 2026
“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

October 3, 2026
U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

October 3, 2026
Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

October 3, 2026
Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

October 3, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

October 3, 2026
Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com