• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Selaniku po kthehet në një “Bergamo” të ri’/ Qeveria po kërkon zgjidhje të shpejta: Qyteti, në një gjendje lufte

by Java News
13/11/2020 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja shpejtë e rasteve me Covid-19 në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, në Selanik, ka ngritur qeverinë e vendit fqinj, e cila tani po përpiqet të dalë me zgjidhje të shpejta për të shmangur një tragjedi të ngjashme me atë në Bergamo të Italisë gjatë valës së parë.

Daphne Katsiba, presidente e Shoqatës së Mjekëve Spitalorë të Selanikut, tha se qyteti është në një gjendje lufte.

“Rastet që kanë nevojë për shtrim në spital po rriten vazhdimisht, duke cuar edhe në rritjen e pacientëve që kanë nevojë për trajtim intensiv,” tha Katsiba për “MEGA TV”.

“Fatkeqësisht, nuk ka mjaftueshëm shtretër të kujdesit intensiv dhe as shtretër të thjeshtë për të mbuluar të gjitha nevojat. Ka mbipopullim dhe shtretërit nuk janë të mjaftueshëm, ”shtoi ajo.

Situata është veçanërisht problematike në Selanik pasi sistemi shëndetësor në rajon është në prag të kolapsit absolut, megjithëse ministri i shëndetësisë Vasilis Kikilias ka njoftuar krijimin e 50 njësive shtesë të kujdesit intensiv.

Bergamo u kthye në qytetin më të goditur nga koronavirusi në Europë, gjatë valës së parë, ku më shumë se 16,000 njerëz humbën jetën për shkak të pandemisë.

“Pa ditur detaje për atë që po ndodh, por vetëm duke dëgjuar shifrat e të infektuarve dhe ato që përshkruhen nga profesorë dhe kolegë, më duket se Selaniku nuk është larg skenave që kemi parë në Itali,” thotë Manolis Dermitzakis, profesor i gjenetikës në Universitetin e Gjenevës për Skai TV.

Dermitzakis paralajmëroi se situata do të përkeqësohet në javët e ardhshme, kur do të kuptohet përhapja e vërtetë e pandemisë.

Më 11 nëntor, rajoni i Selanikut raportoi 777 raste. Në përgjithësi, Greqia raportoi 2,752 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 63,321.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve për shkak të Covid-19 ka arritur në 909 ndërsa 300 pacientë janë aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv.

Uebfaqja e lajmeve “In.gr” raportoi se në tryezë është edhe zgjerimi i ambienteve të shtrimit në spital jashtë spitaleve. Një propozim është që qendra e konferencave Vellideio të kthehet në spital, falë vendosjes së shpejtë të shtretërve.

“Kjo është një lëvizje që do të tregojë se sa e dëshpëruar është situata në qytetin e dytë më të madh të Greqisë,” komentoi In.gr.

Kritikët sugjerojnë se një arsye e mundshme prapa rritjes së rasteve në Selanik është rritja e konferencave dhe evenimenteve shoqërore që është vërejtur kohët e fundit.

Qeveria konservatore e Qiriakos Mitsotaqis njoftoi të mërkurën marrjen e masave të reja kufizuese të tilla si ndalimi i lëzivjes së qytetarëve nga 21:00 deri në 05:00.

Në raportin e saj të fundit, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e klasifikoi Greqinë në mesin e gjashtë vendeve Europiane me një situatë të qëndrueshme epidemiologjike.

Greqia me të vërtetë ka arritur të kontrollojë më mirë situatën në krahasim me vendet e tjera europiane, si Belgjika për shembull, me të cilën ka një popullsi të ngjashme, megjithatë, nëntori ka sjellë një rritje alarmante të të infektuarve.

Partia opozitare Syriza ka akuzuar qeverinë se po përpiqet t’u hedhë fajin qytetarëve duke theksuar përgjegjësinë e tyre shoqërore.

“Vendi ka 11 milionë qytetarë të përgjegjshëm. Vetëm një nuk ka përgjegjësi individuale, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis”, tha Alexis Tsipras para parlamentit grek sot.

Opozita thotë se qeveria konservatore nuk ka marrë asnjë masë për të përmirësuar sistemin shëndetësor si dhe për të shmangur mbipopullimin në transportin publik.

Shumë media në Greqi kanë raportuar vonesa të konsiderueshme në itineraret e autobusëve dhe metrosë, duke rezultuar në mbingarkimin e tyre, duke e bërë të pamundur ruajtjen e distancimit shoqëror./ Gazeta Si

g.kosovari

Next Post
“UÇK ka bërë luftë mbrojtëse, serbët s’kursyen askënd”/ Rama nxjerr historinë e të riut që humbi vëllanë: Liria ka emër

“UÇK ka bërë luftë mbrojtëse, serbët s'kursyen askënd”/ Rama nxjerr historinë e të riut që humbi vëllanë: Liria ka emër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In