• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“UÇK ka bërë luftë mbrojtëse, serbët s’kursyen askënd”/ Rama nxjerr historinë e të riut që humbi vëllanë: Liria ka emër

by Java News
13/11/2020 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa 4, ish-krerët e lartë të shtetit të Kosovës, njëherësh ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë përballur kohëve të fundit me akuza për krime lufte në Gjykatën e Hagës, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë historinë prekëse të Kjan Gurit, një prej djemve që iu bashkua ushtrisë dhe si rrjedhojë humbi vëllanë e tij në luftë.

Mes të tjerash Rama i cilëson këto akuza si trillime, fabrikime ndërsa shpreh respektin dhe mirënjohjen për çlirimtarët e Kosovës.

Në videon e publikuar nga kryeministri, Kjan Guri tregon për momentin kur iu desh të luftonte pranë UÇK, duke theksuar se ndryshe nga luftërat e tjera, kjo ishte një luftë për mbrojtje. Ai akuzon ushtrinë serbe që nuk kurseu askënd dhe sërish nuk kanë dalë para drejtësisë për krimet që kanë kryer.

“Nuk kam moment më të lumtur në jetën time sesa ai kur kam veshur uniformën e UÇK-së. Të gjithë luftëtarët e lirisë të cilët kanë marrë pushkën në krahë për t’i dalë zot kësaj toke kanë qenë të përgatitur se edhe të merrnin plumbin, por përpara ne kemi pasë një qëllim madhor: Ta çlirojmë këtë vend njëherë e përgjithmonë.

Pas rënies së vëllait, Feriz Guri, dëshira e babait ishte që unë ta trashëgoj dhe ta mbart armën e tij. Dhe ai kishte një porosi dhe një mesazh të qartë: unë kam dhe djem të tjerë për Kosoën dhe se lufta për liri duhet të vazhdojë deri në çlirimin përfundimtar të vendit. Lufta jonë ka qenë për mbrojtje, kjo është madhështia e saj. UÇK nuk ka bërë krime, ka bërë luftë mbrojtëse.

Ushtria dhe policia serbe nuk kanë kursyer asgjë, as fëmijët, as gratë shtatzënë, as motrat, as baballarët, as pleqtë. Si është e mundur që edhe pas 21 viteve, kriminelët nuk kanë dalë para drejtësisë“, shprehet Kjan Guri i cili pas përfundimit të luftës mori drejtimin e degës së vëllait të tij sepse ishte betuar që amanetin e tij do ta çonte deri në fund.

Mesazhi i Ramës:

LIRIA KA EMËR🇦🇱👐🏿🇽🇰
Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike…
Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës🙏
Ju ftoj ta shikoni dhe shpërndani këtë histori.
#LiriaKaEmer @LiriaKaEmer
#LavdiUÇK #RroftëKosova

g.kosovari

Next Post
‘Keni respektin tim’/ Drejtori i OBSH-së takon mjekët e Infektivit: Këtë vit keni qënë të zënë duke shpëtuar jetë

'Keni respektin tim'/ Drejtori i OBSH-së takon mjekët e Infektivit: Këtë vit keni qënë të zënë duke shpëtuar jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In