Në një intervistën për “VOA”-n, deputeti demokrat Eduart Selami ka shprehur kritika të ashpra ndaj PD-së dhe lidershipit të saj. Sipas Selamit, opozita e sotme nuk ngjall shpresë, ndërsa demokratët janë të zhgënjyer nga Basha.
“Qeveria RamaMeta është me e keqja e viteve të fundit, mirëpo opozita akoma nuk ofron alternativë dhe nuk ngjall shpresë. Kjo për shkak të lidershipit të PDsë. Ai nuk ngjall shpresë, ndaj edhe kjo qeveri rri në këmbë në një kohë kur shqiptarët lartohen për azil ekonomik në vendet e BEsë”, tha Selami. “Lidershipi i PDsë më ka zhgënjyer mua dhe një pjesë të mirë të demokratëve”- tha Selami.