• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Selami: PD është sot më pak demokratike se 27 vite më parë, e mundi totalitarizmi

by Java News
05/07/2017 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kandidati për kryetar të PD-së si dhe deputeti në largim Eduart Selami ka folur sot për mosmarrëveshjet e tij me kreun e ngrirë të opozitës Lulzim Basha dhe vendimin e tij për t’iu futur garës. Përballë gazetares Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Selami tha se nuk është i befasuar nga humbja e PD-së. Ai deklaroi se ka marrë pjesë në fushatë dhe ka mbështetur kandidatët pavarësisht se nuk ishte në listën e kandidatëve për deputetë.
Selami u shpreh se ndodhet në garë për tu dhënë shansin demokratëve të zgjedhin vizionin e ri. Sot, sipas tij PD është më pak demokratike se asnjëherë në 27 vite.

A e prisnit rezultatin e PD?

E kam thënë që ishte humbje e thellë por jo surprizë. Trajektorja e përkrahjes së PD-së ka kohë që ka shkuar në drejtimin e gabuar. Ndaj e kam ngritur zërin lart. Mendimi im është që pavarësisht nga humbja e thellë nuk jam i befasuar.

Ju nuk reaguat pas listave të Bashës, edhe pse u latë jashtë?

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte koha për fushatë jo për analizë. Kur shpallet një listë, kur vjen një listë atëherë është shumë vonë për të bërë këtë gjë. Kam bërë dhe fushatë, kam mbështetur kandidatët tanë.

Ju thoni që keni marrë pjesë në fushatë, ku konkretisht?

Ishte pak e shkurtër por unë kam qenë dhe jam i caktuar tek njësia 2 në Tiranë. Për shkak të ligjit që është, që mendoj se duhet ndryshuar, është i tillë që mund të lëvizin deputetët. Nga kontaktet që pata me miqtë e mi gjithmonë habitesh nëse fiton kundërshtari.

Ju kur e vendosët që do merrnit pjesë në garë? Ishte spontane apo e menduar?

Ishte e menduar patjetër, në kuptimin që vij për të dhënë një kontribut. Kam qenë gati për të kandiduar dhe në zgjedhjet e kaluara. Por kam biseduar me zotin Basha dhe kam parë tek ai një njeri me vizion dhe ndaj u tërhoqa. Kur nuk e pashë që nuk po ecte, atëherë kam dalë në një deklaratë të fortë. Makina ishte pa frena dhe askush nuk po e çonte në servis. Ka një mospërputhje të gjërave që ai thotë se do të bëhen dhe ato që bëhen.

Përse po e vazhdoni garën?

Sepse për mendimin tim, një tokë e pluguar keq është më mirë se një tokë e papluguar. Basha duhet të jepte dorëheqjen, nisur nga përmasat e humbjes, ta privonte edhe veten nga një kandidim i ri. Po gabon si politikan i ri, por është zgjedhja e tij.

Në këtë periudhë të vështirë mendoj tua jap shansin demokratëve të zgjedhin vizionin e ri. Garën nuk e kam me zotin Basha por me vizionin bashkëkohor. Edhe garat e pabarabarta mund të fitohen. Forca e fushatës sime është në modelin që ofroj.

27 vjet janë shumë për të bërë një bilanc. Ka qenë shumë më shumë demokratike PD në fillimet e saj. Sot është më pak demokratike se në fillimet e saj. Edhe atëherë deputetët propozoheshin nga baza, i sillte dega dhe pastaj promovoheshin nga këshilli Kombëtar. Erdhi duke shkuar në zbehje. Totalitarizmi e mundi.

“Je si Maqo Lakrori”, Selami i përgjigjet Patozit e Topallit

Sfidanti i Bashës në krye të PD-së, Eduart Selami u është përgjigjur edhe sulmeve të Topallit dhe Patozit se ai ka hyrë në një garë false. Selami pranoi se Patozi i ka kërkuar tërheqjen në një drekë, por ai nuk ka pranuar.

“Përgjigja ime për ta është e njëjtë. Ndajmë të njëjtat shqetësime, por jo të njëjtën rrugë. Sigurisht që gara do të ishte më e mirë me Topallin dhe Patozin kandidatë. Por ata vendosën që të mos kandidonin”, tha Selami.

Ai nuk preferoi të ndalej gjatë me incidentin që i ndodhi në PD me shoferin e deputetes së PD. “Këto janë gjëra emocionale që ndodhin, por unë nuk u kushtoj rëndësi”, tha Selami.

Takimi me Berishën

Kandidati në garë për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami ka treguar disa nga çështjet e biseduara me ish-kryetarin e kësaj force politike Sali Berisha, në takimet e zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

 

“Janë takime pune. Unë e takoj vazhdimisht, kam respekt. Po, do të konsultohem me Berishën, por vendimet do të jenë pas diskutimeve të gjera. Unë i shpreha vizionin tim, i tregova platformën time, i thashë unë kandidoj, ne jemi miq, i jam mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin në nivel personal, dhe do të vazhdoj takimet me Berishën përtej kësaj”, tha Selami.

I pyetur lidhur se cilin nga dy kandidaturat mbështet Sali Berisha për kreun e PD-së, Lulzim Bashën apo Eduard Selamin, ky i fundit tha se ish-kryeministri e ka garantuar se do të mbajë qëndrim neutral.

“Ai më tha se do të jetë neutral. Pavarësisht preferencës së tij, unë nuk kam për ta përdorur këtë si justifikim, pavarësisht sesi shkon gara. Unë mendoj se avantazhin e kam unë, pasi dua t’i jap demokratëve një vizion europian dhe një model bashkëkohor”, u shpreh Selami.

Next Post
Tension në Vorë, militanti përplas me makinë kundërshtarin politik

FOTO/ Policia e Vlorës sekuestron një skaf me gjatësi 8 metra, pistat e hetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com