Një sasi prej 11 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës.
Lënda narkotike u gjet në fshatin Ilias të Himarës në vendin e quajtur ”Pylli i Llongës”.
Sipas komunikatës, droga është konstatuar në brendësi të pyllit, e hedhur përtokë midis pemëve dhe e pa ambalazhuar, pesha totale e të cilës ishte 11 kg.
“Shërbimet e policisë, po vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Lënda narkotike Cannabis Sattiva është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale”,thuhet në njoftim.
a.ç