• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrohen mbi 18 mln euro/ Shpallet në kërkim Rezart Taçi, arrestohen dy bashkëpunëtorët

by Java News
12/11/2021 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së bashku me autoritetet italiane kanë zbuluar një skemë financiare të pastrimit të parave të një grupi kriminal të përbërë me shtetas italiane dhe shqiptarë.

SPAK thotë se pjesë e këtij grupi kriminal janë 7 persona. Drejtuesi është italian, ndërsa bashkëpunëtor është edhe një shqiptar i përfshirë ne biznesin e naftës.

Policia ka shpallur në kërkim biznesmeni Rezart Taçi, ndërsa janë arrestohen dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo.

“Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

Spak ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për tre persona, por për dy janë ekzekutuar urdhrat ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Po ashtu  është sekuestruar edhe një shumë parash mbi 18 mln euro.

“Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro. Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 12.11.2021 masën e sigurimit personal të vendosur ndaj shtetaseve A.B dhe B.L.”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e informacioneve dhe verifikimeve kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe në koordinim me Drejtorinë Distrektuale Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, Itali, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Janë mbledhur prova se kjo skemë financiare është drejtuar nga shtetasit italian F.Z. dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin italian F.P., të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., si dhe të shtetasit shqiptar R.T., i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin A.B. dhe shtetasin B. L.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin nr.93, datë 07.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

  • Caktimin ndaj personave nën hetim R.T., A.B. dhe B.L., të masës se sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, si të dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) e (dh), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 12.11.2021 masën e sigurimit personal të vendosur ndaj shtetaseve A.B dhe B.L.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

g.kosovari

Next Post
FOTOT/ Kjo është shqiptarja që qëlloi me armë burrin grek, zbardhet sherri me mjekun okulist në Athinë. Emri

Plagosi ish-partnerin grek, dëshmia e autores dhe pasuria e “fshehtë” në Shqipëri: Çfarë u gjet në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak vezë, bukë dhe ujë në dyqane, blerësit në SHBA nxitojnë të furnizohen para stuhisë

Më pak vezë, bukë dhe ujë në dyqane, blerësit në SHBA nxitojnë të furnizohen para stuhisë

January 24, 2026
Në kërkim për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, arrestohet 5 persona në Tiranë, mes tyre një gjeorgjian

Në kërkim për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, arrestohet 5 persona në Tiranë, mes tyre një gjeorgjian

January 24, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: NATO e përgatitur në atë shkallë, sa kundërshtarët s’e arrijnë dot

Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë

January 24, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen…

January 24, 2026
“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

January 24, 2026
POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

January 24, 2026
Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

January 24, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

January 24, 2026
Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

January 24, 2026
Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In