• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosi ish-partnerin grek, dëshmia e autores dhe pasuria e “fshehtë” në Shqipëri: Çfarë u gjet në makinë

by A R
12/11/2021 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klodiana Çela, shqiptarja e cila një ditë më parë plagosi ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos kishte qenë e dënuar nga gjykata greke pasi e kishte shantazhuar atë vazhdimisht për t’i marrë para. Mediat greke bëjnë me dije se ata kishin pasur një lidhje 13 vite më parë, nga e cila kishin bashkë edhe një vajzë 13-vjeçe. Okulisti grek në atë kohë ishte i martuar me një grua angleze dhe me dy fëmijë, dhe vendosi të mos e prishë martesën e tij, por i njohu atësinë vajzës që kishte me shqiptaren.

Pas lindjes së fëmijës Çela nisi të shantazhonte babanë e fëmijës së saj për t’i marrë para. Ai e denoncoi atë në polici për zhvatje. Gjykata vendosi ta dënonte shqiptaren, ndërsa greku mori vajzën në shtëpinë e tij me gruan angleze. Klodiana Çela kishte hedhur dyshime se ish-partneri i saj grek donte të abuzonte me fëmijën dhe ta lëndonte atë.  Ajo ngriti disa padi ndaj mjekut megjithatë gjykata e shpalli të pafajshëm.

Si ndodhi ngjarja

Ditën e djeshme autorja u shfaq jashtë banesës së mjekut grek, teksa ky i fundit po parkonte makinën për të marrë me vete vajzën që kishte nga lidhja me shqiptaren. Ajo u afrua pranë tyre, nxori armën dhe qëlloi të paktën 5 herë ndaj ish partnerit grek duke e plagosur në gjoks dhe bark. Më pas arma i ra nga duart dhe ajo u përpoq të merrte me vete vajzën e saj. Kjo e fundit rezistoi duke i ikur nga duart. Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e saj dy thika, dy telefona celularë dhe disa letra tarot. Gjatë dëshmisë së saj shqiptarja i tha policisë se nuk e kishte armën me vete por u sulmua nga 68 vjeçari.

Ajo deklaroi se pasi i mori armën 68-vjeçarit dhe arriti ta qëllonte. Mirëpo e bija e ka hedhur poshtë këtë variant duke deklaruar: “Mami e nxori armën nga çanta dhe qëlloi në drejtim të babit”, është shprehur ajo.  13-vjeçarja u dërgua në departamentin e të miturve në GADA për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të. Policia e pyeti 49-vjeçaren në lidhje me vendbanimin e saj. Ajo tha se flinte në makinë dhe shpesh herë qëndronte në hotele.

Krim i paralajmëruar

Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit, gruaja shqiptare e cila tashmë është vënë në prangat e policisë, e kishte menduar sulmin e një dite më parë prej një kohe të gjatë. Sipas fqinjëve ajo endej nëpër lagjen e ish partnerit dhe para pak kohësh kishte pasur një sherr me gruan angleze të tij. Ajo vinte nga Kelafonia ku jetonte prej disa kohësh, dhe niste të vëzhgonte lëvizjet e mjekut pa u vënë re prej tij, pasi prej vitesh një vendim gjykate e ndalonte t’i afrohej më shumë se 100 metra. Klodiana Çela prezantohej herë si artiste, herë si trashëgimtare e një pasurie të fshehtë që pretendonte që kishte në Shqipëri.

Ajo përpiqej të hidhte baltë mbi figurën e babait të fëmijës së saj, duke e akuzuar si komplotues bashkë me prokurorë, avokatë dhe biznesmenë të mëdhenj, të cilët sipas saj kishin vepruar të gjithë bashkë për t’i marrë pasurinë e fshehtë dhe vajzën e saj. Gruaja vazhdimisht telefononte gazetarët duke ankohej se ishte viktimë e mjekut duke kërkuar të bënte publike historinë e saj. Një person i afërt me të i tha mediave greke se ajo kishte pasur shpesh sjellje të dhunshme ndaj fëmijës dhe po përballej me probleme psikologjike të cilat refuzonte t’i pranonte.

Gjendja e 68-vjeçarit

68-vjeçari grek është në gjendje të rëndë për jetën. Ditën e djeshme ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati të paktën 8 orë dhe nga trupi i tij u nxorën katër plumba. Avokati i tij Alexandros Alexandrakis deklaroi për mediat se autorja kishte ushtruar presion vazhdimisht ndaj klientit të tij. 5 vite më parë ajo kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. “Pesë vite më parë ajo sulmoi gruan e klientit tim në sy të fëmijës. Ajo e hodhi në dysheme dhe filloi ta godiste me këmbë në kokë. Kjo është arsyeja pse ai u dënua”, është shprehur avokati.

/a.r

Next Post
Kompania gjermane “Zeiss” hap qendër shërbimesh në Pekin

Kompania gjermane “Zeiss” hap qendër shërbimesh në Pekin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

August 5, 2026
Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, piku i sezonit turistik rrit fluksin në akset kryesore

Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, piku i sezonit turistik rrit fluksin në akset kryesore

August 5, 2026
Ndarja e re territoriale, Xhepa: Bashki më të forta, por kujdes përfaqësimin!

Ndarja e re territoriale, Xhepa: Bashki më të forta, por kujdes përfaqësimin!

August 5, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

August 5, 2026
Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

August 5, 2026
“Shkel Kushtetutën dhe Konventën Europiane”, UGSH kritika GJKKO-së: Rregullorja e re kufizon lirinë e gazetarëve!

“Shkel Kushtetutën dhe Konventën Europiane”, UGSH kritika GJKKO-së: Rregullorja e re kufizon lirinë e gazetarëve!

August 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Që të shmanget “rrumbullakosja” kur Euroja të zëvendësojë Lekun

August 5, 2026
Pak ditë para vizitës së Trump, arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

Pak ditë para vizitës së Trump, arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

August 5, 2026
Blogu spanjoll: Nga Riviera te Alpet, Shqipëria destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

Blogu spanjoll: Nga Riviera te Alpet, Shqipëria destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

August 5, 2026
VIDEO / “Avioni i parë zjarrfikës nis aktivitetin”, Rama: Forcë e shtuar e këtij gushti sfidues

VIDEO / “Avioni i parë zjarrfikës nis aktivitetin”, Rama: Forcë e shtuar e këtij gushti sfidues

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com