• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrimi i 500 kg drogë nga italianët, Noka: Tahiri garanti i trafikut

by Lorenc Vangjeli
06/02/2016 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi policia italiane sekuestroi 500 kg kanabis që dyshohet se vinte nga Shqipëria partia Demokratike akuzoi minsitrin e Brendshëm Tahiri për lidhje me krimin, duke e quajtur ‘garanti i trafikut’.
Deputeti Flamur Noka tha se gomonia me drogë e nisur nga Vlora është vetëm një fragment i një trafiku të mirëorganizuar të tonelatave me hashash.

Ja deklarata e Nokës:

Sasi të mëdha droge qëndrojnë në pritje për tu nisur drejt Italisë, në zonën e Çoles, në Dhërmi dhe në grykëderdhjen e Vjosës. Furgona të ngarkuar dhe garazhe e magazina ne Çole dhe përreth, kanë gati mallin për skafin ose gomonen e radhës. Të paktën 3 mijë ton hashash gjendet gati për tu trafikuar, dhe ruhet me policët besnik të Drejtorit të Vlorës, i cili është pika kyçe e Habilajve dhe Tahirit. Një biznes prej qindra milionë euro që ka nisur dhe është konsoliduar ditë pas dite qysh se ministër i brendshëm u bë Saimir Tahiri.

Një ditë përpara se gomonia me drogë të pikasej nga policitë fqinje në det, ne e paralajmëruam, unë e denoncova në Parlament. Sigurisht, Tahiri që është krenaria e Ramës heshti, nuk reagoi. Të nesërmen, megjithë këtë denoncim publik në parlament, në prani të medias kombëtare, sërish gomonia e ngarkuar me hashash doli në det dhe u nis për në Itali. Ky është pra shteti kriminal, grupimi mafioz me Tahirin e bandat e tij, që kontrollojnë drogën, që nga mbjellja, rritja, paketimi, magazinimi e deri tek transporti i saj. Ky shtet kriminal i zhytur në drogë po pasurohet me miliona euro të pista, teksa vendi po rrënohet, shqiptarët po varfërohen çdo ditë. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë shtet kriminal. Është në dorën e qytetarëve të bashkohen, e ti hapin vendit një rrugë të re,  larg sundimit të krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.

Next Post

Blushi: Zgjedhjet për kreun e PS detyrim statutor, nëse Rama s’ka frikë të garojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

June 6, 2026
Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

June 6, 2026
“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

June 6, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

June 6, 2026
Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

June 6, 2026
Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

June 6, 2026
Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

June 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 6, 2026
Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

June 6, 2026
Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In