• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrimi i 3 milionë eurove pasuri, kush janë shqiptarët e arrestuar

by A R
29/10/2019 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen identitetet e katër shqiptarëve të arrestuar në Danimarkë, të cilëve iu sekuestrua 3 milionë euro pasuri e krijuar nga krimi dhe që e kishin fshehur në emrat e të afërmve.

Të arrestuarit janë Eri Pelinku, Armando Duçaj, Jetmir Kastrati dhe Dëfrim Eçi, ndërkohë që në videon më poshtë gjeni edhe pamje nga operacioni ku shihet një pjesë e parave të sekuestruara.

Policia e Shtetit tha zyrtarisht ditën e sotme se në vijim të operacionit “Goldfinger”, për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale e personave të arrestuar gjatë këtij operacioni, u sekuestruan 3 milionë euro pasuri, me burim të ardhurash nga aktiviteti kriminal i katër personave, të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, në Danimarkë, më 26 qershor 2019.

Këta persona janë pjesëtarë të një grupi të madh të strukturuar kriminal për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike në vendet e BE-së dhe një pjesë të parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal e kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në vende bregdetare dhe qytete të mëdha.

Të gjitha këto pasuri ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore.

Pasuritë e sekuestruara tashmë administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave.

Në vazhdim të operacionit “Goldfinger”, i zhvilluar më datë 26 qershor 2019, gjatë të cilit u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, operacion i koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, i shtrirë në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri, Drejtoria Hetimore Qendrore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka vijuar hetimin pasuror për të sekuestruar të gjitha pasuritë e personave të arrestuar gjatë operacionit, të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i tyre.

Gjatë hetimeve për identifikimin e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasve Jetmir Kastrati, Dëfrim Eçi, Armando Duçaj dhe Eri Pelinku, të arrestuar në Danimarkë më 26 qershor për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimtare në bazë të ligjit Antimafia.

Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë:

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro; 10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës; një apartament banimi në Shkodër; 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro. Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarëve të tyre.

Pronat e sekuestruara më datë 26 qershor dhe 29 tetor 2019, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave.

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së këtij grupi kriminal, personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në Shqipëri në emër të tyre, familjarëve apo personave me të cilët kanë lidhje miqësore dhe shoqërore.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminale i këtyre personave.

/a.r

Next Post
Tjetër dosje gjyqësore për ish-efektivin e Burgjeve që vrau Dritan Haxhollin në shtëpinë e Marsidës. Për çfarë akuzohet

Tjetër dosje gjyqësore për ish-efektivin e Burgjeve që vrau Dritan Haxhollin në shtëpinë e Marsidës. Për çfarë akuzohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën

Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën

May 9, 2026
Berisha akuza Gonzatos: Sillet si ambasador i Ramës, ka transmetuar trillime në Bruksel

Berisha akuza Gonzatos: Sillet si ambasador i Ramës, ka transmetuar trillime në Bruksel

May 9, 2026
LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, Abdixhiku në garë për kryeministër

LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, Abdixhiku në garë për kryeministër

May 9, 2026
Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

May 9, 2026
Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

May 9, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 10 maj 2026

May 9, 2026
LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

May 9, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Kur delet i qeth i njëjti bari

May 9, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

May 9, 2026
Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In