• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tjetër dosje gjyqësore për ish-efektivin e Burgjeve që vrau Dritan Haxhollin në shtëpinë e Marsidës. Për çfarë akuzohet

by Java News
29/10/2019 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë të mbarur problemet me drejtësinë për ish-shefin e sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit. Bledar Toçi, që momentalisht ndodhet në qeli si pasojë e vrasjes së Dritan Haxhollit në Kavajë, rezulton të ketë të hapur një çështje tjetër penale në Prokurorinë e Tiranës.

“Shqiptarja.com” mëson se bëhet fjalë për një çështje penale që lidhet me mashtrimin, ku Toçi prej disa ditësh është marrë i pandehur dhe çështja penale kundër tij i ka kaluar për shqyrtim gjyqësor gjykatës së Tiranës. Së bashku me Toçin, janë marrë të pandehur dhe tre persona të tjerë, ku dy prej tyre quhen Edmond Geci dhe Mëhill Geci.

Çështja penale është hetuar nga prokurori Bajram Breçani dhe momentalisht të gjithë të pandehurit janë në fazën e gjykimit. Dosja bën fjalë për mashtrimit që Bledar Toçi i ka bërë disa personave, lidhur me shit-blerjen e një automjeti tip “Polo”, e cila ka qenë e vjedhur.

Automjeti është dashur të blihet nga Bledar Toçi, por ky i fundit pasi e ka marrë dhe përdorur si provë për një periudhë dy javore, ka vendosur t’ia shesë makinën e vjedhur një personi tjetër, në një kohë që as vetë nuk e kishte blerë. Lindja e këtij konflikti ka përfunduar në prokurorinë e Tiranës ku pas hetimeve të kryera, është arritur në konkluzionin se Bledar Toçi ka kryer veprën penale të mashtrimit së bashku me 3 persona të tjerë.

Toçi momentalisht ndodhet në qeli për akuzën e vrasjes së Dritan Haxhollit, ku si pasojë e përplasjes me armë me këtë të fundit ai mbeti i plagosur me një plumb në qafë. Për këtë ngjarje momentalisht janë të arrestuar dy vëllezërit Toçi, ku Bledari akuzohet për vrasjen e Haxhollit ndërsa vëllai tjetër Benardi, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Njeriu që u kthye në shkakun e ngjarjes së rëndë në Kavajë me një viktimë, Marsida Qatja gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar në polici se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me Dritan Haxhollin.

Lidhja ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndarjes, ka deklaruar 30-vjeçarja, muajin e fundit Dritan Haxholli, ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Marsida Qatja e ka refuzuar, por 41-vjeçari e ka shqetësuar përsëri, duke bërë që 30-vjeçarja t’i ankohet Bledar Toçit më 9 tetor 2019. Ky i fundit i ka deklaruar asaj se “këtë problem do ta zgjidhte ai me Dritanin”.

Në mbrëmjen e datës 9 tetor 2019 Bledar Toçi ka shkuar në banesën e Marsidës dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të Xhuljo Biturku, fqinj dhe shokë me Marsida Qatja si dhe Ermir Çela, shok i saj. Rreth orës 23: 30 tek banesa e Marsida Qatja ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së e cila ndodhet në katin e parë të pallatit.

E ndodhur nën presionin e ish-të dashurit të saj, Marsida Qatja ka komunikuar me Haxhollin, duke i thënë që të vinte brenda për tu sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së saj dhe në këto momente është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej Bledar Toçi. Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë ku në këto momente Bledar Toçi ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me Dritan Haxhollin i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Next Post
EMRAT/ KLP miraton listën e garës për Kryeprokuror, ja kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore

EMRAT/ KLP miraton listën e garës për Kryeprokuror, ja kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

August 29, 2026
Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

August 29, 2026
Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

August 29, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Të besosh të pabesueshmen

August 29, 2026
Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

August 29, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Prapaskenat/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

August 29, 2026
Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

August 29, 2026
Lejuan kultivimin e kanabisit, përjashtohen nga policia 3 efektivë, në hetim 11 të tjerë

Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela

August 29, 2026
Presidenti Pezeshkian: Kush është Trump që të na mohojë të drejtat bërthamore?!

Presidenti i Iranit mesazh homologut Trump: Shmange krijimin e trazirave, dialogu mund të zgjidhë problemet!

August 29, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

HARTA e zjarreve në vend, vijon lufta me flakët në Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 12 vatra, 4 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com