• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekuestrimi i aksioneve 113 mln lekë, Peza: Vendim i paprecedentë, nuk kam fituar asnjë fond publik!

by A R
18/04/2017 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS Alfred Peza ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda për sekuestrimin e aksioneve me vlerë 113 milionë lekë në një bankë të nivelit të dytë. Pas këtij vendimi, deputeti Peza e ka cilësuar vendimi të paprecedentë. Ai deklaroi se mbetet i hapur ndaj hetimit, teksa thekson se nuk ka përfituar asnjë lekë nga fondet publike.

“Për të parë prouroria po heton një gazetar se si ka vënë pasurinë e vetë, kjo është e paprecedentë. Këto që po hetohen sot mund të ishin hetuar fare mirë që në dhjetorin e 2012-ës. Në një vend si Shqiëpria ku flitet për persona që prej vitesh ushtrojnë aktivitet, dhe zotërojnë pasuri disa herë më të mëdha se unë, prouroria gjen kohë dhe ehton një person që asnjë ditë të vetme të jetës nuk ka pasur pozicion publik dhe nuk ka pasur asnjë përfitim nga fondet publike. Asnjë aludim nuk mund të qëndorjë për paratë e mbledhura nga unë ndër vite nga puna si gazetar. Nuk do dëshiroja për asnjë moment që të komentoja qëllimet dhe shkaqet për, dhe mbi të cilat prokuroria e ka nisur dhe po e vazhdon këtë procedurë. Nga ana ime sjellja do jetë institucionale. I vetmi aktivitet që kam ushtruar, ëhstë gazetaria. Jam i hapur për çdo lloj hetimi se skam asgjë për të fshehur”, deklaroi Peza.

Ai tha se ky hetim rrezikon të krijojë precedent të rrezikshëm për çdo qytetar sepse secili mund të gjendet nën akuzë çdo qytetar për depozitat që mund të posedojë.

Deklarata e plotë:

Përshendetje të gjithëve,
 
Në lidhje me një informacion të publikuar sot në media mbi personin tim, dua të sqaroj se hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme është duke u zhvilluar jo kundrejt deputetit Alfred Peza, por për gazetarin Alfred Peza.
 
Pse? Sepse është duke u hetuar vetëm pasuria për periudhën kur unë kam punuar si gazetar. Tashmë edhe nga organi i Prokurorisë është provuar katërcipërisht se ka ZERO lekë shtim të pasurisë time, përveç rrogës së deputetit, nga momenti i shpalljes publike së kandidaturës sime dhe deri më sot. Kjo duhet kuptuar mirë! Sepse kemi të bëjmë me një fakt të pakundërshtueshëm, tashmë i njohur zyrtarisht edhe nga organi i Prokurorisë. Që do të thotë se unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet.
 
Kjo do të thotë se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka asnjë problem me politikanin dhe deputetin Alfred Peza. Në këto kushte për herë të parë, – në dijeninë time-, organi i Prokurorisë është duke hetuar sesi e ka vënë pasurinë një gazetar në Shqipëri. Kjo është e paprecedentë.
 
Çfarë po bën Prokuroria dhe mbi çfarë po heton ajo sot, është e njejtë me atë se çfarë po kërkon dhe çfarë do të bënte Prokuroria qw në vitin 2012 kundrejt qytetarit Alfred Peza. Më duhet ta evidentoj fort këtë fakt.
 
Pra, në një vend si Shqipëria, ku rëndom flitet dhe pranohet për persona që prej vitesh ushtrojnë aktivtet publik a shtetëror dhe zotërojnë pasuri disa herë më të mëdha se unë, Prokuroria gjen arsye dhe kohë të hetojë mbi pasurinë e vënë nga një person, i cili asnjë ditë të jetës së tij profesionale nuk ka patur një funksion publik dhe nuk ka përfituar asnjë lek nga fondet publike. Për rrjedhojë, asnjë aludim korruptiv nuk mund të qëndrojë mbi paratë e mbledhura ndër vite nga puna ime në media, e të kanalizuara në institucionet bankare sistematikisht prej vitesh, nga unë dhe bashkëshortja ime.
 
Nuk do të dëshiroja për asnjë moment që të komentoja qëllimet dhe shkaqet për dhe mbi të cilat Prokuroria e ka nisur dhe po e vazhdon këtë proçedim. Sa më përket mua, sjellja ime do të jetë gjithmonë institucionale dhe ligjore.
 
I vetmi aktivitet që unë kam ushtruar, që është edhe veprimtaria ime e vetme ekonomike, është gazetaria.
 
Unë jam i hapur deri në fund për çdo lloj hetimi, sepse s’kam asgjë për të fshehur.
 
Edhe pse detyra ime si qytetar është që t’i përgjigjem dhe t’i jap shpjegime akuzave për mospagim taksash, nuk mund të mos komentoj faktin e njohur tashmë botërisht se Alfred Peza është personi i parë në Republikën e Shqipërisë,- dhe ky për periudhën kur ishte gazetar,- të cilit i kërkohet llogari nëse i ka paguar ose jo taksat për pasurinë e vendosur në 51 vite punë sëbashku me bashkëshorten. Secili të japë gjykimin e vet në lidhje me këtë fakt.
 
Referuar akuzës konfirmkoj se Prokuroria deri tani nuk ka paraqitur asnjë provë për pretendimet e saj. Nuk ka treguar se çfarë vepre penale kam kryer dhe paratë e kujt vepre penale unë kam pastruar. Nuk ka treguar se për cilën pasuri unë nuk kam paguar taksat dhe më shumë akoma, nuk ka nreguar veprimet sipas të cilave unë paskam refuzuar deklarimin e të ardhurave.  Ju takon atyre të provojnë se për çfarë më akuzojnë.
 
Fakti që kam një pasuri X nuk është një provë.
 
Përcaktimi i kohë së kryerjes së veprës (që në cdo hamendësim të Prokurorisë daton sistemtaikisht përpara vitit 2013), veprimi parashkrues ose amnistues i ligjeve që më referohen dhe mungesa totale e një precedenti të mëparshëm administrativ,- të cilat janë kushte për veprimin penal,- bëjnë që qëndrimi im të jetë mohues ndaj akuzave të Prokurorisë.
 
Një fakt i pretenduar nga prokuroria në lidhje me deklarimin me diferencë të blerjes së aprtamentit ku aktualisht banojmë prej 15 vitesh, është lehtësisht i sqarueshëm me dokumenta zyrtare të deklaruara nga ana ime dhe me akte të tjeras ligjore e noteriale.
 
Si është e mundur që të kemi një konkluzion objektiv dhe të paanshëm në lidhje me këtë çështje, kur Akti i Ekspertimit është ndërmarë pasi Prokuroria i ka ngritur akuzat. E nga ana tjetër, kur këtë akt e ka firmosur një punonjëse e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm?  
 
Mjafton fakti që unë, Alfred Peza pretendohet se kam patur ZERO, po po ZERO të ardhura për periudhën janar 1999- maj 2006 për tia rrëzuar të gjitha akuzat. Pra plot TETE vjet të punës time si drejtues lajmesh në një televizion kombëtar, si kryeredaktor në një gazetë, si drejtor në dy revista dhe një gazetë tjetër, pa llogaritur të ardhura nga projekte, shkrime, cmime kombëtare gazetarie dhe mësimëdhënia në fakultet,- që nuk janë llogaritur fare.
 
Kuptohet fare qartë se konkluzionet e ekspertëve janë fryt i një punë tejet sipërfaqësore, të pambështetur në hulumtime profesinale të domosdoshme për akte të tilla që kërkojnë qëmtimin e cdo të dhëne ndihmëse për zbardhjen e të vërtetës.
 
Konkluzionet e nxjerra deri tani nga Prokuroria, kanë lënë mënjanë me koshiencë disa fakte të njohura botërisht për punën time si gazetar, prej 20 vitesh, nga të cilat si kryeredaktor, drejtor, analist dhe drejtues debatesh televizive, në mediat më të mëdha të vendit. Eshtë fakt i njuhur po ashtu, se jo vetëm mediat private e kanë patur praktikë pagsën në cash, por edhe vetë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, të paktën deri në vitin 2003, ka përdorur këtë formë shpërblimi për punonjësit. Mediat private në Shqipëri, shumë vonë kanë filluar të formalizojnë marrëdhëniet e tyre financiare për të punësuarit. Madje ende sot,- sipas një raporti të Unionit të Gazetarëve Shqiptar, paraqitur në Parlament, në vitin 2015,- thuhet se: plot 92%, po po 92% e gazetarëve të Shqipërisë punojnë pa një kontratë kolektive pune. Që me fjalë të thjeshta do të të thotë: Paguhen me dy bordero. Duke deklaruar në organin tatimor vetëm pagën minimale dhe pjesën tjetër të pagesës, këta 92% të gazetarëve të Shqipërisë e marin pagesën cash në dorë. Pavarësisht se këtu përgjegjësia mbetet gjetkë dhe aspak tëk të punësuarit.
 
Si përfundim, dua që t’i tërheq vëmendjen gjithë opinionit publik dhe medias, se hetimi që po zhvillohet ndaj pasurisë sime dhe familjarëve të mij, rrezikon të prodhojë një precedent shumë të rrezikshëm, për secilin prej qytetarëve të Shqipërisë, të cilët zotërojnë sot një pronë sado të vogël, një shtëpi, një aktivitet privat, qoftë dhe pesë lekë në bankat tona të nivelit të dytë. Sepse një ditë të bukur, secili prej tyre, mund të gjendet nesër nën hetim me të njëjtën akuzë si edhe Alfred Peza sot, për çdo marrëdhënie të tij financiare të 27 viteve të fundit.
 
Faleminderit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

November 25, 2026
“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të sjellë vendet kandidate në tryezë! Jemi në rrugën e duhur

“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të sjellë vendet kandidate në tryezë! Jemi në rrugën e duhur

November 25, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

Alarmi/ Abuzimet seksuale me të mitur, Policia evidentoi 19 raste në 11 muaj! Të paktën 20 persona të dyshuar, 15 në pranga

November 25, 2026
Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

November 25, 2026
Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

November 25, 2026
Profecia e qametit të ditës së Flamurit

Profecia e qametit të ditës së Flamurit

November 25, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

November 25, 2026
Ish presidenti i “Partizanit”: Sali Berisha ka dashur të vrasë Neritan Cekën e Rexhep Meidanin

“Kam frikë nga Berisha”, Paro Laçi kërkon statusin e dëshmitarit të mbrojtur, GJKKO pranon marrjen e dëshmisë në Zvicër

November 25, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Vendosni minimumin jetik”, demokratët depozitojnë 28 amendamente për Buxhetin

November 25, 2026
Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In