• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrimi i 1.5 tonëve kanabis në Kurbin, “arrest me burg” për 6 persona

by A R
29/10/2016 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Kurbinit kërkoi caktimin e masën së sigurisë “arrest në burg” për 7 persona, të dyshuar për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, të cilët u identifikuan në dy operacione të ndryshme anti-kanabis në Mamurras dhe në fshatin Vrinjoll, në të cilat u sekuestruan në total rreth 1.6 tonë drogë e tharë ose në proces tharjeje.

Ditën e shtunë, gjykata e Kurbinit dha masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 persona, të dyshuar si përgjegjës për sigurimin, furnizimin dhe përpunimin e rreth 1.5 tonë lëndë narkotike, të zbuluar në Mamurras. Ndërkohë, për dy persona të tjerë, u caktua masa e sigurimit “detyrim për paraqitje”.

Ndërkohë, për rastin e dytë, gjykata pritet të shprehet të hënën për kërkesën e Prokurorisë së Kurbinit për “arrest në burg” për babë e bir, Qamil dhe Fatmir Hajdari, pasi në ambjentet në pronësi të tyre në fshatin Vrinjoll u gjetën rreth 110 kg lëndë narkotike e tharë ose në proces tharjeje.

– Për rastin e Mamurrasit, nga hetimet e deritanishme rezulton se lënda narkotike sigurohej nga një person i shpallur në kërkim, i cili kishte marrë me qera magazinën nga shtetasi Gjelosh Vuksani. Për këtë të fundit, gjykata vendosi “detyrim për paraqitje”. Ai ka mohuar që të ketë lidhje me lëndën narkotike, duke pretenduar se magazinën ia kishte dhënë me qera një personi (i shpallur në kërkim) dhe nuk kishte informacion se për çfarë përdorej magazina e tij.

Po ashtu, gjatë ndërhyrjes policore, janë arrestuar edhe shtetasit Edmir Diva, Artan Sallaku, Kejvit Tuga dhe Gentjan Pepmarku, të cilët u gjendën duke përpunuar lëndën narkotike. Ndaj këtyre personave, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua edhe shtetasi Osman Morina, babai i personit të shpallur në kërkim. Edhe për këtë të fundit, gjykata vendosi masën “detyrim për paraqitje”.

– Për rastin e fshatit Vrinjoll, rezulton se shtetasit Qamil dhe Fatmir Hajdari përpunonin rreth 110 kg lëndë narkotike në proces tharjeje në dy ambjente në pronësi të tyre. Gjatë operacionit anti-kanabis, është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Qamil Hajdari, ndërkohë që nuk është bërë i mundur gjetja e djalit të tij, Fatmir Hajdari. Për të dy të dyshuarit, Prokuroria e Kurbinit kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe pritet që gjykata të shprehet ditën e hënë për këtë kërkesë./a.m.

Next Post
FOTOT/ Kush janë pornostaret më të kërkuara…

FOTOT/ Kush janë pornostaret më të kërkuara...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com