• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Seksi aktivitet i rëndë fizik, vdesin në motele e shtëpi”/ Seksologu: Kryeni sa më shumë marrëdhënie, ilaç për … Ndikimi viagrave

by Java News
03/12/2021 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seksologu kosovar Hajrullah Fejza ka folur për rastet e vdekjeve gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Ai u shpreh se njerëzit humbin jetën duke bërë seks, jo vetëm në motele por edhe në shtëpi.

Seksologu Fejza tha se “seksi është aktivitet i rëndë fizik”, ndaj të moshuarit dhe ata që kanë probleme me zemrën duhet të konsultohen me mjekët për të marrë këshilla, se si duhet të veprojnë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Fejza theksoi se të moshuarve “nuk u duhet thënë që s’mund të bëjmë seks”, por ata duhet të kenë kujdes me përdorimin e viagrave, si edhe të mos sforcohen shumë gjatë aktit.

“Normal që shkojnë në motele, ata që kanë nevojë e bëjnë. Vdekjet ndodhin për shumë arsye, duhet të mos përdorin viagrën. Shkaku kryesor janë mjekët dhe farmacistët, nuk mundesh t’i thuash njerëzve të moshuar se nuk kanë më nevojë për seks, por duhen këshilluar çfarë duhet të marrin, si funksionon ilaçi, si duhet ta përdorin. Nuk e pyesim dhe as nuk i tregojmë, shumica vdesin nga përdorimi i gabueshëm. Arsyeja tjetër është se harron moshën dhe nuk duhet të sforcohet shumë kur kryen marrëdhënie seksuale, vdesin nga mbingarkesa fizike. 

Është e pakuptimtë t’i thuash dikujt që ke arritur një moshë të caktuar dhe s’duhet të bësh seks, por duhet ta udhëzosh. Njerëzit vdesin duke bërë seks edhe në shtëpi, seksi duhet të përshtatet me moshën. Seksi është aktivitet fizik goxha i rëndë, ata që kanë probleme me zemrën, duhet të të konsultohen me mjekun, kjo do të zvogëlonte numrin e vdekjeve gjatë seksit në shtëpi dhe motel. Njerëzit në aktivitete fizike të ndryshme, çdo aktivitet fizik ka rrezik”, tha Hajrullah Fejza për “Kanali 10”.

Seksiologu theksoi se për të zvogëluar nivelin e stresit njerëzit duhet të bëjnë sa më shumë seks “pasi është ilaçi kryesor”. Ai shtoi se masturbimi është “i mirë”, përveç rasteve kur “bëhet me qëllim për të shmangur kryerjen e marrëdhënieve seksuale me partneren/in”.

“Seksi është aktivitet anti-stres. Për të zvogëluar dukshëm nivelin e stresit, seksi është ilaçi kryesor. Bëj sa më shumë seks. Marrëdhëniet seksuale janë vetëm dhe në çift, vetëm kryet masturbimi, nuk është i dëmshëm. 

I dëmshëm është vetëm kur bëhet me qëllim për të shmangur marrëdhënien seksuale me partnerin/en. Ka shumë çifte që nuk bëjnë seks dhe për egoizmin e vet masturbohen, për të “dënuar” partneren/in, vetëm në këtë moment është i dëmshëm, në momente të tjera është i mirë”, u shpreh seksologu Fejza./m.j

Next Post
E fashuar në kokë/ Publikohet fotoja e parë e Adriana Matoshit pas operacionit

E fashuar në kokë/ Publikohet fotoja e parë e Adriana Matoshit pas operacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com