• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Seks me dhunë në mes të rrugës/ Kush është zyrtari që fshehu ngjarjen tronditëse të përdhunuesit në Durrës: S’ishte në shtëpi

by Java News
11/01/2020 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje tronditëse është zbuluar nga dosja e Prokurorisë së Durrësit për arrestimin e policëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor.

Në makinën e shtetases Valbona Jusufaj ndodhi një përdhunim në mes të muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull, gjatë rrugës për në shtëpi.

Në dosjen e siguruar nga “Balkanweb” thuhet se hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar se autori i ngjarjes së rëndë është Sami Hoxha, i cili kishte njohje me specialistin e Krimeve, Ermand Petova.

Por, ky i fundit kur i ka shkuar në banesë për kontroll, ka thënë se nuk e ka gjetur aty, ndonëse nga hetimi ka rezultuar e kundërta, që ai në fakt kishte dijeni që ai ndodhet në banesë.

“Më datë 05.11.2019, nga ana e specialistit të krimeve N/komisar Ermand Petova janë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Sami Hoxha, i datëlindjes 25.09.1987, banues në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës, me arsim 8 klasë, i pa punë, sepse me datë 03.11.2019, ka bërë kallëzim shtetësia Valbona Asllan Jusufaj (Hoda), se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Neni 102 i K. P. Nr. Unik 201911030081.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019 me kartelë ngjyrë “Rozë”, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Specialisti i krimeve Ermand Petova, ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese tek banesa e shtetasit Sami Hoxha në Rrotull dhe nuk e ka gjetur atë në banesë. Më datë 06.11.2019, ora 12:57, datë 06.11.2019, ora 5:04:24 PM, datë 08.11.2019, ora 10:01:54 nga bisedat telefonike me personit në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për ta shoqëruar dhe kryer veprimet procedurale. Më pas nën drejtimin e prokurorit u kërkua që të kryhen veprime procedurale për të provuar faktin, por për shkak të njohjes dhe marrëdhënies së OPGJ Erman Petova dhe të dyshuarit Sami Hoxha, nuk pati rezultat për provuar veprën penale. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi i policisë Petrit Neziri”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Aksident horror, makina përplas motoçikletën, drejtuesi fluturon 5 m në ajër

VIDEO/ Aksident horror, makina përplas motoçikletën, drejtuesi fluturon 5 m në ajër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

September 24, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Agasi mund t’ua ketë shitur informacionet e SHISH armiqve të Shqipërisë

September 24, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

September 24, 2026
Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar

Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar

September 24, 2026
EMRI / Tragjedi në Itali! Shqiptari humb jetën pas rënies në gropën e ashensorit

EMRI / Tragjedi në Itali! Shqiptari humb jetën pas rënies në gropën e ashensorit

September 24, 2026
NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

September 24, 2026
“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

September 24, 2026
Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

September 24, 2026
Po mbante fjalimin Netanyahu, dhjetëra diplomatë u larguan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (VIDEO) -

Po mbante fjalimin Netanyahu, dhjetëra diplomatë u larguan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (VIDEO) –

September 24, 2026
Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com