• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekreti ynë i identitetit kombëtar gjuhësor

by Artan Fuga
31/08/2016 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Nga pikëpamja gjuhësore janë pikërisht këto tingujt që shkruhen me ato “shkronjat e përbëra”, të cilat na dallojnë ne si shqiptarë nga gjuha.

Nuk janë l, k,c, m,u, n, etj, por,

ll,
nj,
rr,
sh,
th,
dh,
zh,, e ku e di unë tjetër nëse ka apo do të ketë.

Një grek a spanjoll e thotë bukur tingullin “th”, por një frances, a italian a ku e di unë nuk e thotë dot.

Një anglez thotë bukur “dh”, por “ll” si vështirë ta nxjerrë, apo një suedez.

Një sllav thotë sigurisht “ll”, por një “rr” shqiptarçe a të tjera nuk i nxjerr dot.

Pra, ne dallohemi sepse i kemi këto tinguj të gjithë bashkë, kurse disa gjuhë të tjera nuk i kanë kështu toptan. Madje qiellza e të lindurve në ato gjuhë nuk i artikulon.

Një perëndimor mëson shqipen më mirë sesa unë dhe ti, por në shumë raste nuk thotë dot “llozi”, por “lozi”, nuk thotë dot “rroftë”, por thotë “rofte”, nuk thotë dot “qorra”, por “kjora”.

Përpjetë të hidhet, sado mirë ta dijë shqipen. Se shqipen e mësojnë të gjithë tani. Puna është kush shqipton tingujt që të gjithë bashkë ne i shqiptojmë !

Sigurisht nga ana formale unë them se këta tinguj të asociuar me “shkronjat e përbëra” budallaqe, nuk kanë gjetur bartësin alfabetik që duhet. Por, krijuesit e alfabetit nuk kanë dashur t’i marrin ato shkronja nga gjuhë jo latine. Dhe mirë kanë bërë.

Ata në vend të bashkonin dy gërma në një, çka është pak problem logjikisht, mund të vendosnin një normë gjuhësore që ta zemë kur dy “l” janë njera pas tjetrës lexohen “ll”.

Por, besoj se kanë pasur arsye të mira që nuk kanë vepruar ashtu.

E para, ata vepronin në një shoqëri analfabete, dhe në ato kushte më lehtë të prodhoje vetëm një alfabet sesa edhe një gramatikë me shumë rregulla.

E dyta sepse duke lënë “shkronjat e përbëra” ata kishin sigurinë që me kohën tingujt e tyre nuk do të humbnin. Cfarë do të bënim ne me “th” ose “ll” e sotme nëse duke parë shkronjat e tyre përbërëse ne do t’i lexonim “t-h” ose “l-l”. Pra i kanë mbrojtur tingujt që na dallojnë ne në qiellzë, duke na lënë gurin e rëndë në gërma të veçanta të përbëra.

Mirë kanë bërë se ne jemi të zotët t’i vendosin eskavatorin gjithçkaje, edhe parqet i prishim për të bërë gjoja lodra për ciliminjtë, të shëmtuara dhe jashtë kohe.

A mund të zëvendësohen ato tani me një normë leximi që i zëvendëson me gërma të thjeshta vendosur pas njera tjetrës?

Edhe mundet. Por, kjo është punë kongresesh gjuhëtarësh dhe jo facebukësh. 🙂

Rëndësi ka që identeti ynë qiellzor që artikulon fonetikisht ll, q, rr, sh, ë, etj., qendron te e veçanta, te ajo që del nga norma europiane.

Nuk e dis e ku e kërkon ministria e kulturës, mos e kërkon duke bërë hamamin e dikurshëm banjë moderne me dushetë dhe galixhant elektronik. Poqese e sheh kështu e bërë “dhalë”, më falni dhallë.

Qiellza jonë – monument kulture identitare.

Next Post
TKZ thirrje qeverive: Të bashkojmë kombëtaret Shqipëri-Kosovë

Testi i kuqezinjve me Marokun, si do të rreshtohen lojtarët dhe skemat e De Biasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com