• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekretari i Jashtëm britanik flet për samitin e Berlinit, tregon çfarë i bëri përshtypje

by A R
18/10/2023 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly ka dhënë një intervistë ekskluzive për Blendi Fevziun në “Opinion” këtë të Martë. Teksa lavdëroi Shqipërinë turistike, ai foli më në detaje për zhvillimin e samitit të Berlinit në Tiranë.

Sipas Cleverly në fokus të takimit mes liderëve europianë ishte padiskutim integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe garantimi i paqes në rajon, duke veçuar më tej një moment që i bëri shumë përshtypje.

Fevziu: Z. Sekretar i Jashtëm, mirësevini në Shqipëri!

Cleverly: Faleminderit. Është bukur të jesh këtu!

Fevziu: Si ishte udhëtimi juaj?

Cleverly: I mrekullueshëm. Është hera ime e parë në Shqipëri.

Fevziu: Jeni pak vonë.

Cleverly: E di, e di. Pamja e maleve, e vijës bregdetare kur po afroheshim, udhëtimi përmes hapësirave deri sa u futëm në kryeqytet, ishte vërtet një përvojë e mrekullueshme për mua.

Fevziu: Shpresoj të ktheheni për pushime këtu!

Cleverly: Do ta planifikoj!

Fevziu: Është një destinacion i bukur gjatë verës.

Cleverly: Dhe numri i turistëve është rritur vitet e fundit…

Fevziu: Numri po rritet çdo ditë e më shumë. Mund t’ju pyes për samitin e Berlinit? Si ishte samiti? Cili ishte diskutimi më i rëndësishëm që keni pasur gjatë samitit?

Cleverly: Ishin një sërë gjërash. Diskutuam për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e tyre më të madh në komunitetin evropian, pulsin e Bashkimit Evropian, por edhe të familjes evropiane, për t’u siguruar për ruajtjen e paqes dhe, fatkeqësisht, kjo është një pjesë e botës ku kemi parë konflikt kohët e fundit, kështu që po punojmë për vendosjen e paqes, por edhe për zhvillimin ekonomik. Pra, pati shumë gjëra pozitive në takim, dhe mendoj se u zhvillua në një klimë kryesisht të mirë.

Fevziu: Kam qenë 22 vjeç kur filluam të flisnim për integrimin në BE, tani jam 54 vjeç dhe nuk jam i sigurt nëse do të jem në jetë derisa të bëhemi anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Evropian. A mendoni se jemi pak me vonesë?

Cleverly: Kjo ishte një nga temat e bisedës, folëm rreth asaj se sa kohë i duhet një vendi që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, gjithë jeta e njeriut që nga rinia….Një nga gjërat që më bëri shumë përshtypje ishte…kryeministri Edi Rama kur shfaqi një video në fillim të takimit, ku tregohej transformimi i Shqipërisë nga vitet ‘60, ‘70, ‘80 dhe kjo më la mbresë të thellë, se ky është një vend me ambicie domethënëse, me energji të vërtetë, dhe një vend që mund të vendosë të bëjë gjëra të mahnitshme. Tani, Britania e Madhe nuk është më anëtare e Bashkimit Evropian, kështu që do të ishte gabim që unë të komentoja shpejtësinë e procesit, por nga këndvështrimi i Mbretërisë së Bashkuar, ne jemi shumë të prirur për të zhvilluar një marrëdhënie më të fortë me Shqipërinë. Marrëdhënia është në nivelin e duhur, por mundësitë janë për ta bërë edhe më të mirë.

/a.r

Next Post
Sulmi izraelit me 500 të vrarë, më vdekjeprurësi në pesë luftëra, Tel Avivi: Eliminuam dy ushtarakë të lartë Hamasit

Sulmi izraelit me 500 të vrarë, më vdekjeprurësi në pesë luftëra, Tel Avivi: Eliminuam dy ushtarakë të lartë Hamasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In