• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sejko: Sistemi bankar rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

by A R
16/01/2017 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë sot në seminarin e organizuar nga Banka Kombëtare e Austrisë dhe Banka Botërore (BB) mbi prezantimin e raportit të BB-së me temë: “Rreziqet dhe kthimet: Administrimi i balancave financiare për një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në Evropë dhe Azinë Qendrore”.

Në këtë raport argumentohet se zhvillimi financiar në Evropë dhe Azinë Qendrore duhet të shkojë përtej kredisë bankare, të jetë më i balancuar në të gjitha dimensionet e financave, si dhe të marrë në konsideratë balancat financiare midis gjithëpërfshirjesdhe stabilitetit.

Ky seminar mblodhi në një tryezë të përbashkët diskutimi figura të njohura të ekonomisë si dhe guvernatorë të bankave qendrore të vendeve të Evropës Juglindore.  Punimet e këtij aktiviteti u hapën me një fjalë përshëndetëse nga Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë, Ewald Nowotny dhe z.Ellen Goldstein, Drejtore Rajonale për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore pranë Bankës Botërore.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z.Gent Sejko mori pjesë si folës në panelin e organizuar në fund të këtij seminari. Ky panel u moderua nga Hans Timmer kryeekonomist pranë Bankës Botërore dhe të pranishëm të tjerë ishin Guvernatori i Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë dhe zëvendësguvernatorët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bankës Kombëtare të Serbisë dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Gjatë diskutimeve me panelistët e tjerë, Guvernatori Sejko prezantoi një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit financiare në vend dhe sfidave më të rëndësishme të sistemit financiar shqiptar, duke nënvizuar rolin vital që luan sistemi bankar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Guvernatori Sejko i cilësoi si mjaft të rëndësishme masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë dhe rolin e saj në garantimin dhe ruajtjen e stabilitetit financiar në vend. Më tej, Guvernatori shtoi se një pjesë e bankave që operojnë në vendin tonë janë me kapital të huaj, dhe si rrjedhojë, zhvillimet financiare të vendeve të Evropës reflektohen edhe në sektorin bankar shqiptar. Guvernatori theksoi se ashtu si dhe në rajon, sfida kryesore për politikën monetare dhe për ekonominë tonë aktualisht është rritja e nivelit të kreditimit.

Gjithashtu Guvernatori Sejko prezantoi një tjetër çështje, e cila është në fokus jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon, atë të trajtimit të kredive me probleme. Guvernatori u ndal në rëndësinë që Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare i kanë kushtuar planit ndërinstitucional për reduktimin e kredive me probleme, plan ky i cili pritet të sjellë një ulje graduale dhe të qëndrueshme të nivelit të kredive me probleme në të ardhmen.

Së fundmi, gjatë këtij seminari u theksua rëndësia e shkëmbimit të informacionit, përvojës dhe praktikave më të mira midis bankave qendrore, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe garantimin e ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.

Next Post
FOTOT nudo/ Gruaja e Trump: Jam krenare për to!

Boshnjaku që stiloi këpucët e Melania Trump: Ndjesë që nuk do jem në inaugurim, SHBA më refuzoi vizën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In