• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sejko: Kredia për Agjencinë e Sigurimit të depozitave, garanci për të ruajtur besimin e klientëve te bankat tregtare

by Java News
12/06/2021 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të ofrojë një linjë kredie prej 100 milionë eurosh për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave (ASD), e cila do të ndikojë në rritjen e stabilitetit të sektorit bankar në vend dhe të sigurisë së klientëve.

Huaja e garantuar plotësisht nga Qeveria Shqiptare do të ofrojë likuiditetin e nevojshëm për të adresuar pasojat potenciale të pandemisë COVID-19 në ekonomi. Fondet do të jenë të disponueshme – nëse do lindë nevoja – për të kompensuar depozituesit e siguruar nga ASD-ja dhe për ruajtur besimin e klientëve të bankave private dhe tregtare.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, e përshëndet këtë marrëveshje të nënshkruar nga BERZH-i dhe ASD-ja si fuqizim të sektorit financiar shqiptar në vijim të pandemisë COVID-19. Guvernatori shprehet se sistemi financiar shqiptar paraqitet likuid dhe i mirëkapitalizuar, megjithatë forcimi i kapaciteteve të skemave të sigurimit është një vlerë e shtuar, duke lejuar rritjen e nivelit të mbrojtjes të depozituesve. Ai e vlerësoi këtë linjë kredie si një mekanizëm të shtuar sigurie për sistemin financiar e bankar në vend.

Guvernatori Sejko falënderon dhe njëherë BERZH-in për kontributin e rëndësishëm dhe mbështetjen konkrete me investime financiare në fusha kyçe të ekonomisë së vendit tonë dhe e fton të vazhdojë të vlerësojë potencialet që ofron Shqipëria, sipas një njoftimi për shtyp.

ASD-ja u themelua në vitin 2002 si një institucion publik i pavarur. Misioni i saj është të mbrojë depozituesit individualë dhe të paguajë për depozitat e siguruara, në rast falimenti të bankave, me një objektiv gjithëpërfshirës për të rritur stabilitetin në sistemin bankar dhe financiar në Shqipëri.

BERZH-i e ka mbështetur institucionin me financim dhe asistencë teknike për herë të parë në vitin 2013. Ai është një investitor institucional lider, me mbi 1.5 miliardë euro të investuara në 112 projekte, në vendin tonë./monitor/m.j

Next Post
Shehaj: Basha përdori individë jashtë PD për të sulmuar takimin tim me Yuri Kim. Ja pse nuk na besuan shqiptarët!

“PD ta drejtojnë njerëz të pakorruptuar”! Shehaj: Pa ndëshkueshmërinë e politikanëve s'ka përparim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Institucionet nuk goditen”- Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Sfida me argumente dhe dialog, kur kërkon diçka nga Qeveria jote…

“Institucionet nuk goditen”- Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Sfida me argumente dhe dialog, kur kërkon diçka nga Qeveria jote…

October 23, 2026
Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

October 23, 2026
16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

October 23, 2026
Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

October 23, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

October 23, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

October 23, 2026
“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

October 23, 2026
Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

October 23, 2026
Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In