• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sejamini: PD-së i duhet elitë e re, jo të vijojë me drejtorët e Bashës dhe besnikët e Berishës!

by A R
02/06/2023 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neritan Sejamini ka folur për elitën politike në Partinë Demokratike, e cila nuk rinovohet dhe kryesisht përbëhet nga besnikë të Sali Berishës dhe disa nga drejtorët e departamenteve që ka lënë Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se PD duhet të ndryshojë elitën e saj, nëse do të ketë ndonjë shans për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Pas largimit të zotit Berisha nga kryetar i PD, zoti Basha bëri një ndryshim total pas zgjedhjeve të 2017, të drejtuesve të lartë të PD. Krijoi departamente, sekretariate. Sot vijon me këtë lloj strukture.  Zoti Basha, duke qenë se grupi parlamentar ishte grupi i vjetër, mori burokratët e nivelit të dytë të qeverisë Berisha dhe i emëroi në këto departamente. Me këtë parti u mundua tetë vjet të bënte opozitë. Ky lloj rinovimi nuk solli asgjë të re. Ishin të rinj, por nuk siollën ide të reja, karizëm. U krijua e njëjta skemë, pushteti absolut i kryetarit dhe gjithë të tjerët që i shërbejnë.

Zoti Berisha në 2005 kishte personalitete në parti, si Bode, Ruli, Topalli, Mustafaj, Olldashi, që ishin figura me shumë peshë, ndërsa nga 2013 ishin drejtorët e këtyre, zëdhënësit e tyre. Këta nuk u bënë dot politikanë. Basha nuk e modernizoi dot partinë, nuk u shkëput nga problemet e së shkuarës. Kjo parti që kemi sot nuk është zgjedhje e zotit Berisha, një pjesë u larguan, nje pjësë ngelën. Ky ekip është më tepër për sforco, sesa një ekip që ka dalë nga procese demokratike.

PD-së i mungon hapja, gara e brendshme. Elita e zotit Basha mbaroi, por as zoti Berisha nuk e krijoi një elitë të re. Elita që ka sot PD, u përcaktua nga qëndrimi që mbajtën ata në debatin e brendshëm. Ata që patën kurajo dhe qenë besnikë ndaj Berishës, u shpërblyen me poste.

Tani PD duhet të kalojë në këto procese, për të ndryshuar, për të vajtur në 2025 me një elitë të re politike, më të aftë, karizmatike”, tha Sejamini.

/a.r

Next Post
Publikohen akuzat, Trump dyshohet të ketë paguar për të minuar fushatën e 2016-ës

Trump sërish në telashe, del audioregjistrimi kompromentues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare

September 25, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

September 25, 2026
Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

September 25, 2026

BE-ja “dorëzohet” për situatën në Gaza: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet

September 25, 2026
Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

September 25, 2026
Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

September 25, 2026
Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

September 25, 2026
“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

September 25, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com