• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump sërish në telashe, del audioregjistrimi kompromentues

by A R
02/06/2023 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat amerikane njoftuan se prokurorët e Departamentit të Drejtësisë kanë siguruar një kasetë në të cilën ish-Presidenti Donald Trump dëgjohet tek thotë se ka një dokument të klasifikuar të Pentagonit në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj Iranit. Regjistrimi është bërë pas largimit të tij nga detyra e presidentit.

Rrjeti televiziv CNN, i cili njoftoi i pari rreth audio-regjistrimit, bëri të ditur se zoti Trump dëgjohet tek thotë se ai donte ta ndante informacionin sekret edhe me persona të tjerë, por e dinte se kishte kufizime në lidhje me kompetencat e tij për të deklasifikuar dokumente sekrete, pas largimit nga detyra.

Komentet janë bërë në korrik të vitit 2021, në klubin e golfit të zotit Trump, në Bedminster të shtetit të Nju Xhersit. Fjalët që zoti Trump thotë në audio-regjistrim, duket se janë në kontradiktë me pretendimet e përsëritura të tij, se mund t’i deklasifikonte automatikisht dokumentet që mori me vete nga Shtëpia e Bardhë, pas largimit nga detyra. Ky audio-regjistrim mund të shërbëjë si një provë e rëndësishme për prokurorët, që po kërkojnë të vërtetojnë se zoti Trump e dinte se mundësitë e tij për të zotëruar dokumente të klasifikuara, ishin të kufizuara.

Tashmë kasetën e posedon Prokurori i Posaçëm Jack Smith, ekipi i të cilit ka shpenzuar muaj të tërë duke hetuar mënyrën se si janë trajtuar dokumentet e klasifikuara nga ana e zotit Trump, si dhe nëse zoti Trump apo dikush tjetër, është përpjekur të pengojë hetimin penal mbi këtë çështje. Ka shenja se hetimet ndodhen në fazat e fundit të tyre. Prokurorët kanë intervistuar një grup të gjerë dëshmitarësh përpara një jurie të madhe.

Deri tani ndaj asnjë personi nuk janë ngritur akuza penale.

Hetimi penal mbi këtë çështje nisi vitin e kaluar, pasi Administrata e Arkivave Kombëtare njoftoi FBI-në për praninë e 15 kutive me dokumente të klasifikuara, që ishin marrë me vonesë nga rezidenca e zotit Trump në Mar-a-Lago. Kjo çështje shkoi deri tek kontrolli nga FBI me urdhër gjykate të rezidencës së zotit Trump.

Sipas CNN-it, kaseta është regjistruar gjatë një mbledhjeje në Bedminster në prani të ndihmësve të zotit Trump dhe dy personave, që po punonin në atë kohë për autobiografinë e ish-shefit të kabinetit të zotit Trump, Mark Meadows.

Po sipas CNN-it, autobiografia e zotit Meadows duket se përshkruar në një pjesë të saj, pikërisht këtë takim. Një avokat i zotit Meadows nuk iu përgjigj kërkesës për komente nga agjencia ‘Associated Press”.

CNN-i tha se dëshmitarët, mes tyre edhe gjenerali Mark Milley, shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar, janë marrë në pyetje rreth këtij takimi. Një zëdhënës i zotit Milley nuk pranoi të komentojë nëse është intervistuar ose jo. Po kështu edhe një zëdhënës i prokurorit special nuk pranoi të komentojë.

Një zëdhënës i zotit Trump tha në një deklaratë se hetimi ishte i pabazë dhe ishte pjesë “e ndërhyrjeve të vazhdueshme në zgjedhjet presidenciale”.

Krahas këtij hetimi Prokurori i Posaçëm Jack Smith, po heton gjithashtu mbi përpjekjet e dyshuara të zotit Trump dhe aleatëve të tij për të zhbërë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Ndërkohë në fillim të këtij viti prokurorët e Nju Jorkut ngritën akuza penale ndaj ish-presidentit për falsifikim të të dhënave të biznesit. Çështja rrjedh nga pagesat që iu bënë dy grave, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, për të siguruar heshtjen e tyre rreth marrëdhënieve seksuale që ato pretendojnë se kanë patur me zotin Trump. Ish-presidenti i ka hedhur poshtë këto pretendime.

/a.r

Next Post
Vrasja e 33-vjeçarit në mes të rrugës në Itali, viktima dhe autori ishin fqinjë në Lezhë

Vrasja e 33-vjeçarit në mes të rrugës në Itali, viktima dhe autori ishin fqinjë në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

September 25, 2026
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

September 25, 2026
“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
Tragjike në Elbasan, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com