• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

by A R
23/02/2026 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Segmenti rrugor në zonën e Arrës së Gurrës në Librazhd pritej që të hapej ditën e sotme, por se kjo gjë nuk është mundësuar dot.

ARRSH, me anë të një njoftimi sot në datë 23 shkurt, lajmëron se ky segment rrugor ka pësuar defekte dhe fundosje.

“Segmenti rrugor në zonën e Arrës së Gurrës në Librazhd pritej të hapej sot, mirëpo ka pësuar dëmtime dhe fundosje. Për këtë arsye, nuk mund të hapet gjatë ditës së sotme. Aktualisht segmenti është i pakalueshëm. Rruga dytësore ka pësuar rrëshqitje, duke dëmtuar edhe rrugën provizore, të ndërtuar më herët”, sqaron ARRSH.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme më 22 shkurt, u bllokua rruga nacionale Librazhd-Prrenjas, teksa ura u dëmtua rëndë.

Nga terreni, drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, tha dje se “problematikat janë shkaktuar edhe prej reshjeve intensive e të zgjatura në kohë”.

“Ka pasur devijime provizore me raste. Fenomenin e lidhim natyrisht me atë natyror, jemi në një zonë ujëmbajtëse, erozioni nga lumi është i madh, gjë që ka shkaktuar destabilizim. Për shkak të rrëshqitjes së madhe u detyruam të bllokonim gjithë aksin dje. Jemi në kushte të tjera sot, kemi një lloj stabilizimi të lëvizjes tektonike. Ura dhe terreni kanë patur lëvizje edhe gjatë mbrëmjes, ura paraqitet në një plan zhvendosje 40 cm, 7 cm nga dita e djeshme”, deklaroi ai, duke shtuar se punimet po kryhen në aksin që është pjesë e Korridorit të 8-të.

“Punimet në bypassin aktual po vijojnë, rruga sot do vijojë të jetë e bllokuar. Sepse punimet mund të shkaktojnë rënie masive dherash, parashikimi është që deri në mesditën e nesërme do ketë punime”, bëri me dije ai.

Pavarësisht deklaratës së drejtorit të ARRSH-së Kozeli, duket se situata nga shkaqet atmosferike ka bërë që rruga të jetë e pakalueshme edhe gjatë ditës së sotme.

Next Post
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In