Ka nisur seanca solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, ka qenë i pranishëm në këtë seancë, ku shumë nga deputetë të Kuvendit iu afruan për ta përshëndetur dhe për të bërë fotografi.
Krahas Rifat Jasharit, pjesë e seancës solemne pritet të jenë edhe shumë personalitete të tjera që kanë kontribuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Në fjalën e saj, presidentja Vjosa Osmani u shpreh se heronjtë e UÇK-së luftuan për liri, duke e vënë theksin në dënimin që Haga ka kërkuar.
Nuk mund të barazosh viktmën me agresonrin, theksoi në fjalën e saj Osmani, teksa ka falenderuar edhe SHBA dhe shtetet europiane për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës.











