• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seancë prove për të udhëhequr opozitën

by Mero Baze
19/02/2020 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Herën e parë ishte çadra. Ilir Meta garantoi Lulzim Bashën se do të ishte në krah të tij nga dita e parë e cadres, e deri në fund. Edhe pse ishte formalisht ende në Qeveri me Edi Ramën, ai po përpiqej të bënte bashkimin e madh me opozitën për vitin 2017.

Por ndërsa çadra u ngrit dhe Ilir Meta kishte ende nëpër këmbë reformën në drejtësi, ai mori një ofertë për t’u bërë president, dhe e braktisi çadrën.

Lulzim Basha i tradhtuar prej tij, u mbyll në një dhomë me Edi Ramën dhe pas 4 orësh arriti një marrëveshje që i jepte atij maksimumin e mundshëm, duke shpërfillur LSI.

Hera e dytë ishte “Revolucioni i qershorit” i vitit të kaluar. I nisur prej mesit të shkurtit, në fillim me djegie mandatesh, pastaj me molotovë në duar thuajse çdo fundjavë, Ilir Meta garantoi opozitën, se në minutat e fundit, ai do fuste vendin në kaos, duke shtyrë zgjedhjet dhe duke i pamundësuar Edi Ramës qeverisjen e mëtejshme. Në projektin e tij, vendi do të ishte pa Parlament dhe pa zgjedhje lokale.

Dështoi në të dyja. Parlamenti u plotësua me listën rezervë të vet Lulzim Bashës dhe Ilir Metës dhe shqiptarët shkuan votuan më 30 qershor, duke hedhur në kosh të plehrave dekretin e Ilir Metës.

Pasi futi opozitën në luftë, pasi i torturoi tre muaj me molotovë në duar mes gazit lotësjellës, tre ditë para 30 qershorit, ai dhe Lulzim Basha u tërhoqën pas paralajmërimeve të ashpra ndërkombëtare dhe e lanë opozitën dhe revolucionin rrugëve.

Ndërsa demokratët rrinin zemërthyer më 30 qershor dhe përgjonin kundërshtarët si votonin të qetë, Ilir Meta përkedhlete macen në Lalëz dhe lozte në rërë me porta të vogla.

Kjo është hera e tretë, por këtë radhë ëshët e kundërta. Në krye do të jetë Meta dhe opozita i ka dhënë fjalën që do ta mbështesë. Pra meqë dy herët e para, ky e ka lënë në baltë opozitën, tani është ky që do të vërë veten në provë, nëse e ka opozitën pas.

Dhe deri këtu nuk ka asnjë kuriozitet për publikun. Është një luftë brenda opozitës, se kush di të udhëheqë më mire një luftë. Deri tani dy beteja me komandant lufte Bashën dhe në prapaskenë Metën e Berishën, kanë dështuar.

Tani Meta ka radhën të jetë komandat, Berisha në prapavijë dhe Basha ushtar. Të shikojmë si do shkojë gara mes tyre. Është testi se kush e meriton të drejtojë opozitën revolucionare dhe kush opozitën normale.

Por kjo nuk ka lidhje as me shumicën dhe as me popullin. Ka lidhje vetëm me betejën mes tyre.

E vetmja gjë e re janë motivet që Meta ka gjetur për këtë revolucion. Nëse më 2017 ishte pasigura për të fituar zgjedhjet dhe më 2019 nevoja për të bllokuar reformën në drejtësi, si dhe nevoja për pazar në tavolinë me Ramën, tani motivet janë më konkrete.

Ndihma prej 1,15 milardë euro për dëmet e tërmetit dhe drita jeshile që duket në horizont për negociatat, janë beze e kuqe për Ilir Metën.

Ilir Meta shpreson se me trazirat juridike dhe fizike që do të nisë më 2 mars, mund të trembë lëvrimin e ndihmës financiare dhe hapjen e negociatave.

Frika e tij është se, nëse lejohet që ato para të përdoren për rindërtim dhe Shqipëria merr dhe negociatat, atëhere perspektiva e tij politike merr fund. Për këtë është gati të lërë zyrën dhe të veshë opingat.

Mirë e ka menduar. Po të marrë dhe pizhamat me vete, se nuk i dihet ku e zë nata kur të mbarojë.

Next Post
Ambasadorja e SHBA takon Ramën, Bashën dhe Metën: I siguroj shqiptarët se do t’i vëzhgojmë…

Ambasadorja e SHBA takon Ramën, Bashën dhe Metën: I siguroj shqiptarët se do t'i vëzhgojmë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In