• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Seanca solemne, Veseli: Dekada e dytë, sfida e transformimit ekonomik

by Java News
18/02/2018 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak pas mesditës së kësaj të diele, Kuvendi i Kosovës nisi punimet e seancës solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Të pranishëm në seancën solemne ishin nga presidenti Meta, te kryeministri Rama, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, por edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Fjalën e parë e ka marrë kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, që pasi uroi vendin për dekadën e parë të pavarësisë, theksoi se dekada e dytë e shtetit kërkon më shumë punë e përgjegjësi. Në këtë drejtim, ai renditi transformimin ekonomik, si angazhimin kryesor të institucioneve të vendit.

“Sfida e transformimit ekonomik të vendit është më e lehtë se çlirimi dhe ndërtimi i shtetit. Duhet të veprojmë për të krijuar kushtet e një ritmi tjetër, shumë më të shpejtë e përmbajtësor të zhvillimit ekonomik. Dekada e dytë e pavarësisë duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Fjala e plotë e Kadri Veselit

20 vite më parë, ishin pak ata që besonin se ne mund ta arrinim lirinë. 10 vite më parë, ishin pak ata që besonin se mund ta bënim shtetin. Por, ne ia dolëm. Ia dolëm, sepse e dinim çfarë donim. Ishim të vendosur dhe krijuam miq të mirë në rrugën tonë të lirisë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës me Adem Jasharin e mijëra luftëtarë të saj dhe Lëvizja Paqësore me Ibrahim Rugovën – janë sinonim të kësaj lirie. Të rënët për liri mbesin shenjat më sublime të përgjegjësisë sonë për shtetin. Kosova është obligimi ynë.

Zonja dhe zotërinj
Qytetarë të Republikës së Kosovës

Shumë ngjarje kanë mbushur harkun kohor të këtyre dy dekadave. Duket sikur shekujt janë mbledhur brenda tyre. Për vrojtuesit e historisë, të arriturat janë shumë të mëdha. Dikush do të mund të thoshte të paimagjinueshme. Kemi ndërtuar një shtet demokratik, funksional, efektiv. Kosova sot është shtëpi e sigurt për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht dallimeve që ata kanë. Ekonomia jonë është në rritje permanente. Kemi stabilitet dhe vetë-qëndrueshmëri financiare e makro-ekonomike. Jemi nga të paktat vende që me investime vetanake kemi modernizuar infrastrukturën rrugore, shkollore dhe shëndetësore. Punëtori në sektorin publik është i trajtuar në mënyrë shumë më dinjitoze dhe është më i mbrojtur se në të gjitha vendet e regjionit. Kemi deficitin buxhetor më të ulët ne rajon. Sektori privat është duke u fuqizuar. Sektori i IT-së duke u ngritur furishëm. Të rinjtë tanë janë gati për t’u përballur me sfidat e epokës digjitale.

Kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me fqinjët, me Shqipërinë, Maqedoninë e Malin e Zi. Jemi partnerë dhe përkrahës të njeri-tjetrit. Po përmbyllim çdo çështje të hapur mes nesh. Po punojmë që frymën e bashkëpunimit ta ndërtojmë edhe në raportet me fqinjin verior, Republikën e Serbisë. Mes konfliktit dhe dialogut me Serbinë, kemi zgjedhur këtë të fundit si rrugë pajtimi dhe respektimi të ndërsjellë, si dy shtete të pavarura.

Të nderuar të pranishëm
Zonja dhe zotërinj

Orientimi politik i shtetit tonë është autokton, perëndimor:
– Integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
– Raporte të ngushta e të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
– Aleanca me shtetet e botës së lirë – është qenësore për ne.
– Ne duam dhe jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësinë që na takon në sfidat globale: në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe rreziqeve tjera kundër paqes e sigurisë në botë.

Të nderuar të pranishëm
Jemi të vetëdijshëm se na mbetet edhe shumë për të bërë. Sistemi edukativ kërkon përmirësim dhe përshtatje me nevojat e tregut të punës. Sistemi shëndetësor ende është joadekuat me nevojat e qytetarëve. Sistemi juridik do efikasitet, reforma dhe fuqizim të shtetit ligjor. I dimë këto sfida, i njohim dhe do t’i zgjidhim! Potencialet tona janë të mëdha.

Në dekadën e dytë të pavarësisë, na duhet shumë më tepër punë e përgjegjësi. Çdo gjë që kemi arritur si komb, si Kosovë, ka një çmim të dhënë nga ne: një emër të fëmijës, një nëne, vëllai, motre, e prindi tonë. Më 1999, Arb Manaj, nga Klina, ishte 6-muajsh kur ia vranë në luftë babanë e tij 25 vjeç. Arbin e vizitova para dy ditësh, në shtëpinë e tij. Ai tash po rritet si një futbollist i suksesshëm, me kujtimin për babanë e rënë dhe kujdesin shembullor të nënës së tij. Rrëfimi i familjes së tij është vetë rrëfimi për fatin e Kosovës, për bijtë dhe bijat e saj që dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e pavarësinë. Kujtimi për sakrificat e tyre të panumërta është pjesë e pandashme e jetës dhe punës sonë në shërbim të shtetit të Kosovës. Është obligimi ynë për brezat e së ardhmes, për fëmijët e Kosovës, që do ta trashëgojnë këtë vend të bekuar. Për të mos lejuar më kurrë që të ndodhë ajo që i ka ndodhur Arbit.

Të nderuar të pranishëm
Zonja dhe zotërinj

Në dekadën e dytë të pavarësisë, na duhet më shumë punë e përgjegjësi. Sfida e transformimit ekonomik të vendit është më e lehtë se çlirimi dhe ndërtimi i shtetit. Duhet të veprojmë për të krijuar kushtet e një ritmi tjetër, shumë më të shpejtë e përmbajtjesor të zhvillimit ekonomik. Dekada e dytë e pavarësisë, duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Dashuria dhe krenaria për vendin nuk burojnë vetëm nga përvoja e së kaluarës, por mbi të gjitha nga besimi se ky vend krijon kushte për jetë dinjitoze të qytetarëve të tij. Që të arrihet kjo, në rend të parë duhet një kthesë e madhe në qasjen dhe sjelljen tonë politike. Duhet të çlirohemi nga barra e agjendave negative, debateve shterpe, nga gara e patriotizmit folklorik, nga barra e politikës që në vend të alternativave zhvilluese, prodhon vetëm etiketa negative kundër njëri-tjetrit. Politika duhet t’u kthehet qytetarëve, si besim dhe mekanizëm në shërbim të tyre. Politika u përket qytetarëve, përditshmërisë së tyre jetësore dhe të ardhmes së tyre. Ky është ligj themelor i demokracisë së vërtetë.

Nëse do t’ia dalim ta bëjmë këtë kthesë morale në politikën tonë:
– Përballja me sfidat e dekadës së dytë të pavarësisë do të jetë më e lehtë.
– Ecja përpara në të gjitha proceset shumë më e shpejtë.
– Transformimi ekonomik – realitet.
– Jeta e qytetarit tonë do të jetë më e mirë.
– Shanset për rininë – më të mëdha.
– Rehatia e moshës së tretë – e siguruar.
– Do të kemi shëndetësi shumë më të mirë për qytetarët tanë.
– Edukim në standardet bashkëkohore për të rinjtë e Kosovës.
– Ushtri të Kosovës, e gatshme për të qenë anëtare e denjë e NATO-s.
– Subjektivitet më të fuqishëm ndërkombëtar të vendit tonë.

Ne mund ta bëjmë këtë. Dhe, duhet ta bëjmë këtë. Së bashku e kemi arritur lirinë me 1999. Së bashku e kemi bërë shtetin me 2008. Së bashku do ta bëjmë Kosovën vend krenar. Gëzuar Dita e Pavarësisë!

Next Post
Propozimi i Ramës: Shqipëria dhe Kosova, një president simbol të unitetit kombëtar

Propozimi i Ramës: Shqipëria dhe Kosova, një president simbol të unitetit kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In