• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Së shpejti në SHBA me Ramën, Peleshi zbulon detaje nga vizita: Do përgatisim liderë në Akademi, krijojmë qendër kibernetike

by Java News
16/09/2021 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli nga foltorja e Kuvendit për bashkëpunimin në rritje me SHBA lidhur me sigurinë në vend.

Peleshi deklaroi se bashkëpunimi me SHBA ka prekur të gjithë sektorët me projekte bashkëpunimi, mbështetje, në pajisje, edukim, trajnim, e deri në stërvitje të përbashkëta, siç ishte “Defender 21”.

Sipas tij, lajm i mirë është se Shqipëria është në rrugë të mbarë për të qenë vendi pritës edhe në stërvitje të tjera.

“Më është kërkuar të elaburoj diçka më tepër rreth asaj që prezantoi Rama. Është momenti që në fillim të një mandati të risjellim edhe njëherë në vëmendje se SHBA është për ne një aleat në NATO, por edhe një partner strategjik special. Në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi ka prekur të gjithë sektorët, me projekte bashkëpunimi, mbështetje, në pajisje, edukim, trajnim, e deri në stërvitje të përbashkëta, siç ishte “Defender 21”.

Lajmi më i mirë është se ne jemi në rrugë të mbarë për të qenë vendi pritës edhe në stërvitje të tjera, që do të zhvillohen në çdo dy vite në vendet tona. Stërvitja amerikane solli një mesazh për rëndësinë që Shqipëria ka në rajon, por edhe në NATO e SHBA.

Jam krenar dhe e them me plot gojë se bashkëpunimi me pajisje amerikane është prezent në forcat tona të armatosura, si radio-komunikimi, avionë pa pilotë. Duke vazhduar në forcën detare, synojmë krijimin e qendrës kribernetike. Këtë të fundit do ta dëgjojmë gjithnjë e më tepër në fushën e sigurisë. Kemi akoma shumë punë për të bërë, për t’u ngritur në nivelin ku duhet të jemi.

Ministria e Mbrojtjes ka kaluar në një fazë tjetër të bashkëpunimit me SHBA, ku tashmë flasim dhe për projekte të përbashkëta me partnerin tonë strategjik. Rasti i blerjes së helikopterëve ‘black hawk’ është një shembull i tillë. Duam ta shtrijmë bashkëpunimin edhe në fushën e blerjeve e prokurimeve, duke përdorur struktura e agjenci të posaçme. Dua të ndalem dhe në bashkëpunimin e shkëlqyer me gradën e shtetit të Nju Jersi.

Bashkëpunimi do të vazhdojë në shërbimet zjarrfikëse, për shkëmbimin e universiteteve, ndihmë për shërbimin mjekësor ushtarak, luftën kundër trafiqeve, etj. Së fundi, gjatë gushtit të zjarreve patëm mbështetje nga SHBA me një grup ekspertësh, që na ndihmuam të ishim më eficentë. Në dhjetor të këtij viti kemi një ngjarje shumë të rëndësishëm, kemi takimin konsultativ SHBA-Shqipëri, ku do kemi mundësi të forcojmë bashkëpunimin.

Kemi ambicien që ta kthejmë Akademinë e Forcave të Armatosura në një institucion që përgatit liderë në shoqëri. Ai komunitet studentësh, që sapo ka filluar nga viti i kaluar, është model, që duhet ta sjellim më pranë publikut të gjerë për të shërbyer si shembull të disiplinës, edukimit dhe punës që bëjnë me dinjitet ndaj vendit. Pas vizitës që kryeministri, unë dhe një delegacion, do të kemi në SHBA, shpresoj që i vlen jo vetëm fushës sonë, por edhe shoqërisë.

Çdo student që studion në Akademinë e FA jo vetëm nuk paguan, por ne i japim një pagesë për të qenë dinjitoz. Ambicia për ristrukturimin e akademisë sonë nuk është thjesht rimodelimi sipas një modeli kampion, por edhe rajonalizimi. Ne duam që lëndët të bëhen në anglisht, në mënyrë që të shërbejë më tej se vendi ynë”, u shpreh Peleshi./m.j

Next Post
Fiskalizimi/ Ministrja e Ekonomisë dhe Financave: Shqetësim biznesi i vogël, 53% kanë filluar procedurat

Fiskalizimi/ Ministrja e Ekonomisë dhe Financave: Shqetësim biznesi i vogël, 53% kanë filluar procedurat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

September 6, 2026
Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

September 6, 2026
Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë  protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

September 6, 2026
Netanyahu: Izraeli hedh poshtë planin 15-pikësh të Trump për Gazën -

Netanyahu kërcënon Iranin: Fundi i regjimit po afron, një sulm ndaj Izraelit do të ketë pasoja të rënda

September 6, 2026
Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com