• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’duam luftë në Ballkan”/ Rama i kundërvihet Vuçiçit në Bruksel: Kosova është Kosovë dhe pikë, jo e ashtuquajtur

by Java News
23/06/2022 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtetë rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për të gjithë”.

Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga konferenca e përbashkët me disa nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e mbajtur në Bashkimin Evropian.

Për Ramën sa i përket Ballkanit të Hapur– problem duhet të ishte mospranimi i Presidencës serbe dhe jo mosardhja e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri shqiptar e cilësoi Ballkanin e Hapur një mekanizëm i cili ndaloi një gjakderdhje tjetër dhe një luftë tjetër – duke përqafur kështu mendimin e Ali Ahmetit.

Rama nuk ngurroi të korrigjojë edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha “e ashtuquajtura Kosovë”.

“Aleksandëri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë”.

Pjesë nga deklaratat:

Aleksandër Vuçiç: Unë besoj se e ardhmja është në duart tona. Nëse do të nisim të lidhemi, të integrohemi midis njëri-tjetrit. Nëse do të sigurojmë qarkullimin e lirë të mallrave, kapitaleve. Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Duhet të jemi më të përkushtuar për rezultate. Pata një diskutim të gjatë me presidentin francez dhe besoj se Ballkani Perëndimor ka të ardhme evropiane. Kjo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte e padrejtë. Nuk mund të qajnë dhe të bërtasim. Na duhet të punojmë dhe të krijojmë një mjedis më të mirë.

Edi Rama: Përmendët apo përdorët fjalët a do të bëhet një bashkëpunim vërtet rajonal. Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtet rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për njerëzit. Ballkani nuk është vendi i Jezusit por Shën Thomait, ne nuk besojmë po nuk vendosëm dorën në plagë. Është një tryezë e hapur për të gjithë. Aleksandri  e quan e ashtuquajtura Kosovë, unë e  quaj Kosovë dhe pikë. Sikur ne do të luftoni ç’vend do të kishte qenë Ballkani. Ky është një projekt, Ali Ahmeti e thotë thjeshtë: Ne nuk duam luftë tjetër dhe duam që të mbajnë sa më larg të jetë e mundur çdo fantazmë  nga  shkuara apo e tashmja. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, por duhet të kishte qenë problemi i Serbisë për të pranuar. Kjo paqe përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur.

Aleksandër Vuçiç: Kemi ftuar deri më tani qindra herë të gjithë të tjerët. Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir të popullit tonë. Gjithmonë ka pasur këtë pyetje ku janë të tjetër. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme për nismën. Por ne po bëhemi gjithnjë edhe më të fortë se po besojmë te kjo. Kemi një vetëbesim më të madh sot dhe e dimë që duhet të mbajë paqe dhe qetësi në rajon. Kjo është ajo që dimë. Thjeshtë hidhni një sy Ukrainës, doni ta shihni këtë në Ballkan. Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë./m.j

Next Post
Koronavirusi në Shqipëri: Infektohen 271 qytetarë në 24 orë, asnjë humbje jete

Koronavirusi në Shqipëri: Infektohen 271 qytetarë në 24 orë, asnjë humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
VIDEO/ Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: Të paguar nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

VIDEO/ Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: Të paguar nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In