• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’do paguajnë taksa”/ Plani i kryebashkiakut të Kukësit për të rikthyer të rinjtë nga Britania e Madhe

by Java News
24/11/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe kryesisht veriu i vendit, është duke u përballur me një “eksod”, pasi shumë të rinj kanëvendosur të largohen drejt vendeve të Evropës perëndimore.

Qyteti i Kukësit është një ndër më të “goditurit”, pasi të rinjtë kanë zgjedhur të largohen drejt Britanisë së Madhe. Por për këtë problem, duket se kryebashkiaku i “sapo zgjedhur” Albert Halialj e ka një zgjidhje.

Halilaj ka dhënë një intervistë për median britanike “The Express”, ai u zotua se “të gjithë ata që kthehen nga Anglia dhe nisin një biznes të ri nuk do të paguajnë taksa për dy vjet si një mënyrë për t’i ndihmuar ata të fillojnë një jetë të re në Kukës”.

Ai shtoi se Ambasada Britanike po përpiqet gjithashtu të ndihmojë me ndihma financiare dhe se po bëhen përpjekje për integrimi ne tyr në shoqëri.

“The Express”, vijon më tek duke e cilësuar Kukësin si një nga rajonet më të varfra të Shqipërisë.

“E vendosur afër kufirit me Kosovën, rajoni i kryetarit Halilaj ka humbur më shumë se gjysmën e popullsisë për shkak të migrimit që nga viti 1990, me një numër të konsiderueshëm të vendosur në Britani. Një sondazh i fundit zbuloi se dy të tretat e atyre që ishin të interesuar të largoheshin nga Kukësi në 2023 dëshironin të transferoheshin në Britani.”- thuhet në artikull.

I pyetur se si ndihej për kaq shumë të rinj vendas që ishin të gatshëm të rrezikonin jetën e tyre për të shkëmbyer Kukësin me një jetë të re në Britani, kryebashkiaku Halilaj u përgjigj se nuk ishte dakord me zgjedhje të tilla dhe shprehu një angazhim për të ndryshuar mendje.

“Ne jemi kundër njerëzve që shkojnë ilegalisht në Angli. Por gjërat do të ndryshojnë, njerëzit do të përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për të fituar para. Kushdo që kthehet nga Anglia dhe fillon një biznes të ri nuk do të paguajë taksa për dy vjet si një mënyrë për t’i ndihmuar ata të fillojnë një jetë të re në Kukës,”– tha ai.

Next Post
Balla: Aplikacionet e koduara të verifikohen. Kush tërhiqet nga ‘Vettingu’, s’ka vend në Policinë e Shtetit

Balla: Aplikacionet e koduara të verifikohen. Kush tërhiqet nga ‘Vettingu’, s’ka vend në Policinë e Shtetit

Comments 1

  1. Samet Shukriu says:
    2 years ago

    Një mëndje po jap.
    Ai ambasadori Britanik, që po interesohet kaq shumë, le të sjellë një apo disa inestitorë Britanikë, duke hapur uzina apo fabrika në Kukës,,ku edhe fuqia punëtore është e lirë, dhe duke shfytezuar aeroportin, krijohet linjë direkte, midis prodhuesit (Kukesi) dhe konsumatori në Angli, pa “ndermjetesira” e “përkthyes” në mes.
    Uzinë pjesë automobilash, fasoneri, etj, etj.

    Reply

Leave a Reply to Samet Shukriu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

February 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Shkurt 2026

February 23, 2026
Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In