• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peshku në Akuarium

- Fabul -

by Thoma Gëllçi
23/02/2026 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Në sallonin e një shtëpie , mbi një komodinë , qëndronte një akuarium i ndriçuar me kujdes. Uji ishte i filtruar, temperatura e rregulluar, ushqimi vinte çdo mëngjes në të njëjtën orë. Brenda jetonte një peshk që nuk kishte njohur tjetër horizont përveç harkut të rrumbullakët të xhamit.

Ai e donte botën e tij. Ishte e sigurt. E matshme. E kuptueshme. Mund ta përshkonte nga një cep në tjetrin me pak rrahje bishti. Asgjë nuk e kapte në befasi, përveç ndonjë hijeje që kalonte përtej xhamit.
Një ditë, në akuarium u vendos një copë gur i zverdhur nga kripa. Ishte i ashpër, i çuditshëm.
— Nga vjen? — pyeti peshku, duke i ardhur rrotull me kureshtje.
— Nga një vend ku uji nuk ka mure, — u përgjigj guri. — Ku nuk ka cep për t’u kthyer mbrapsht. Ku dallgët ngrihen si male.
Peshku u step për një çast, pastaj buzëqeshi me përbuzje të butë.
— Uji pa mure? Si do ta dalloje fundin? Ku do ta mbështesje shpinën? Si do ta dije kur mbaron?
— Nuk mbaron, — tha guri. — Ai shtrihet përtej syrit. Dhe çdo drejtim është një fillim.
Peshku bëri një rreth të ngadaltë rreth disa figurinave plastike.
— Kjo është botë e rregullt, — tha. — Ka kufij që më mbrojnë. Ka dorë që më ushqen. Ç’kuptim ka pafundësia dhe kjo liri që thua ti ?
Guri heshti për pak. Pastaj foli me një zë që vinte si zhurmë dallge.
— Në det, askush nuk të ushqen. Askush nuk ndez dritën. Por atje, çdo rrymë është zgjedhje. Çdo horizont është mundësi. Mund të humbasësh, por mund edhe të bëhesh pjesë e diçkaje që s’ka fund.
Peshku e preku xhamin me hundë.
— Humbja është rrezik, — tha me vendosmëri. — Unë e njoh çdo gjë këtu. Çdo rreth është i sigurt. Çfarë vlere ka një botë që nuk e përshkon dot me një vështrim?
Në atë çast, pronari i shtëpisë hapi kapakun për ta pastruar. Një frymë ajri hyri për pak sekonda. Nga larg u dëgjua një zhurmë .
Peshku u tremb dhe u fsheh pas figurinave plastike.
— Mbylle! — pëshpëriti ai. — Po hyn rrëmujë!
Kapaku u mbyll. Drita artificiale u ndez sërish. Filtri filloi të gumëzhinte me një zë të njohur, qetësues.
Peshku doli ngadalë dhe notoi në rrethin e tij të përhershëm.
— Shih, — tha ai me lehtësim. — Bota u kthye në vend.
Guri nuk foli më. Ai e dinte se deti nuk i shpjegohet me fjalë atij që e ka mësuar sigurinë si kufi dhe kufirin si shpëtim.
Sepse për një peshk që ka lindur nën dritë artificiale, pafundësia nuk duket si liri, por si kërcënim. Dhe horizonti, në vend që të ftojë, frikëson.
Ndërsa përtej mureve të xhamit, deti vazhdonte të shtrihej pa fund, i padukshëm për ata që kishin mësuar të masin botën me rrethin e tasit apo të katër mureve të shtëpisë. Është e pamundur tja shpjegosh këtë peshkut të akuariumit.

Next Post
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

September 25, 2026
Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

September 25, 2026
Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

September 25, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

“Jo propagandë, përgjegjësi dhe transparencë”- PD reagon për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nga Presidenti: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël!

September 25, 2026
Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

September 25, 2026
Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

September 25, 2026
Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

September 25, 2026
“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

September 25, 2026
Italia aprovon draftin, në mungesë të krahut të punës do të punësojë mbi 452 mijë punëtorë të huaj

Rregulla të reja në zonën “Schengen”, Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken edhe shqiptarët!

September 25, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com