• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’dinim gjë ç’bënte Basha”/ Ristani për lobimin me para ruse: Prokuroria shqiptare nuk e hetoi. Këto para s’kanë dalë kurrë nga…

by Java News
15/09/2022 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Ristani, ka folur për lobimin e Lulzim Bashës për të bërë fotografi me Presidentin Trump dhe akuzat e përdorimit të parave ruse për këtë qëllim.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ristani tha se veprimet e Lulzim Bashës ishin të gjitha personale dhe nuk kanë lidhje me PD-në, pasi paratë nuk kanë dalë nga partia.

Ristani tha se çështja nuk u hetua por nuk shpjegoi se kush e shpëtoi Lulzim Bashën nga hetimet dhe përse Nick Muzin nuk erdhi për të dëshmuar.

Pjesë nga biseda në emision: 

Arben Ristani: Këto para nuk kanë hyrë kurrë në PD dhe nuk kanë dalë kurrë nga PD. Dijenitë i kam nga hetimi i Prokurorisë. Këto para janë përodorur personalisht nga ish kryetari i PD, për qëllime të lobimit. Askush në PD nuk ka patur dijeni për këto veprime. Kryetari i partisë nuk ka të drejtë të bëjë marrëveshje dhe lobim pa autorizim nga partia. Çështje të tilla nuk janë shtruar kurrë dhe nuk ka patur asnjë autorizim të tillë. Në këto kushte, unë absolutisht nuk kam patur asnjë dijeni.

Nuk di të kenë patur dijeni as nënkryetarët dhe as personat të tjerë në PD. Nuk di me kë mund të ketë folur pastaj privatisht Basha. Çështja është nisur me akuzën për pastrim parash. E para ishte dëshmia e Muzin për marrjen e parave nga Basha dhe e dyta, indicia që prokuroria mori nga deklarimi i Bashës në një emision, kur tha se i ka mbledhur paratë nga emigrantët.

Prokuroria kërkoi nga SHBA dëshminë e Muzin dhe erdhi përgjigje ku ata kërkonin të specifikonin pozicionin apo statusin me të cilin do të pyetej Muzin. Ose do të merrej i pandehur ose si dëshmitar. Ata kërkonin garanci që do të pyetej si dëshmitar dhe pastaj do të ndihmonin në marrjen e dëshmisë.

Nuk ju çua përgjigje amerikanëve për këtë. U hoq dorë nga akuza për pastrim parashë. U ngrit një akuzë për ta mbyllur çështjen, sepse falsifikimi i dokumentave nuk qëndronte fare. Prokurorët vetë u ndanë në dy mendime. Një nga prokurorët, mendonte që akuza për pastrim parash duhet të vijonte deri në fund, ndërsa dy prokurorët e tjerë hoqën dorë nga kjo akuzë.

Ylli Rakipi: Të themi ndershmërisht, kush mendon se e ka mbyllur?

Arben Ristani: Nuk di t’ju them.

Ylli Rakipi: Kaq fuqi ka ose Edi Rama ose Amerika, me njerëzit që ka këtu.

Arben Ristani: Të dy prokurorët që mbyllën akuzën, nuk janë në këtë gradë të lajthitjes të mendojnë se ka falsifikim me mosveprim. Ndaj ishte akuzë për ta mbyllur.

Ylli Rakipi: Kush mendon se ka dorë këtu?

Arben Ristani: Nuk di të them. Por, një gjë është e vërtetë, që me këtë veprim personal, Basha ka dëmtuar jo vetëm PD-në, por një opinion shumë i rëndë për shqiptarët në përgjithësi. Ndërkohë, ju them me garanci të plotë që në PD nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë asnjë lek nga cdo entitet apo shtetas i huaj. Se si kanë kaluar…

Next Post
Kryemadhi-Ramës: I bën presion SPAK edhe duke lobuar. Bëhu trim dhe vendose emrin tënd në një padi ndaj opozitës

287 mijë Euro për ndërhyrje estetike/ Kryemadhi: Jam kuruar për zemrën dhe kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

September 16, 2026
Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

September 16, 2026
Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

September 16, 2026
Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

September 16, 2026
NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

September 16, 2026
Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

September 16, 2026
Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen online nëpërmjet portalit E-Albania

Ankimimi i “Paketës së Maleve”, Gjykata Kushtetuese e kalon çështjen për shqyrtim në seancë plenare! Pezullim deri në…

September 16, 2026
Reali merr fitoren e vuajtur në ‘frymën e fundit’, e nderon talenti i akademisë!

Reali merr fitoren e vuajtur në ‘frymën e fundit’, e nderon talenti i akademisë!

September 16, 2026
Hegseth: SHBA nuk e përjashton përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit -

Lufta në Iran/ Kongresmeni amerikan kërkon shkarkimin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth!

September 16, 2026
Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për Thaçin, organizim pak orë përpara vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për Thaçin, organizim pak orë përpara vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com