• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Schutz rikthehet në Shqipëri: Përshëndes rikthimin e opozitës në Kuvend, Gjermania kërkon bashkëpunim për reformat

by A R
04/11/2021 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadorja gjermane Susanne Schutz ëshë rikthyer në vendin tonë, por këtë herë në detyrën e të Ngarkuarës për Rajonin pranë Ministrisë së Jashtme Federale.

Mësohet se Schütz ndodhet në Tiranë me rastin e konsultimeve të përvitshme qeveritare mes Shqipërisë dhe Gjermanis.

Ajo ka pasur edhe një mesazh për procesin e integrimit, por edhe për klasën politike me të cilën i është dashur të punojë më parë. Schutz shprehet se e përshëndet rikthimin e opozitës në Kuvend dhe kërkon bashkëpunimin e saj me qeverinë për reformat.

Mesazhi i plotë:

„Është kënaqësi, që pas periudhës sime si Ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri, të ndodhem sërish në Tiranë. Dje dhe sot kam zhvilluar biseda të mira me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, me përfaqësues të Partisë Demokratike etj.

Në këtë kontekst mesazhi ynë vazhdon të jetë i qartë: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka rëndësi të madhe për Gjermaninë. Këtë e theksoi edhe njëherë me vizitën e saj në shtator Kancelarja Federale Merkel dhe kjo nuk do të ndryshojë as me Qeverinë e re Federale. Kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në Shqipëria i ka përmbushur. Ndaj Qeveria Federale angazhohet me forcë brenda BE-së që bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë e Veriut të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Po kështu Qeveria Federale mbështet intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë të veçantë jetësimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili synon realizimin e transportit të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit në Ballkanin Perëndimor.

Përshëndes kthimin e deputetëve të partive opozitare në parlament. Për vijimin e reformës në drejtësi, për përshtatjen e kodit zgjedhor, por edhe për një sërë projektesh të tjera do të jetë i nevojshëm bashkëpunimi kontruktiv i qeverisë dhe opozitës, në mënyrë që të ecet më tej në rrugën drejt Evropës. Po kështu duhet të vijojnë më tej edhe reforma në administratë, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ngritja e strukturave efikase të koordinimit me BE-në është e rëndësishme jo vetëm në kontekstin e bisedimeve të anëtarësimit, por edhe tani, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit si dhe shfrytëzimin efektiv të instrumentave të shumtë që vihen në dispozicion prej BE-së dhe shteteve të saj anëtare.

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë dhe plotësojë më tej me projekte dypalëshe punën e Bashkimit Evropian si një partner strategjik, i besueshëm dhe solidar i Shqipërisë. Kam ndërmend këtu në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e ngushtë të dy vendeve tona në mbrojtje të klimës dhe mejdisit, në zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë, në zbatimin e reformës në drejtësi, në fushat e kulturës dhe arsimit, por edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën.“

/a.r

Next Post
Rama flet me ironi për Malin e Zi: Presin të futen në BE vitin që vjen, neve na shikojnë si vende mbrapa

Rama flet me ironi për Malin e Zi: Presin të futen në BE vitin që vjen, neve na shikojnë si vende mbrapa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In