Martin Schulzi i Gjermanisë do të japë dorëheqje si lider i Social Demokratëve (SPD) të qendrës së majtë për t’u bërë ministër i Jashtëm në qeverinë e re të Kancelares Angela Merkel, ka raportuar “Sueddeutsche Zeitung”, transmeton Reuters.
Vendin e tij në postin e kreut të SPD-së do ta zë Andrea Nahles, që njëkohësisht do të jetë edhe shefe e deputetëve të SPD-së në Bundestagun gjerman, ka shkruar kjo gazetë duke cituar anëtarë të partisë, transmeton Koha.net. (b.an)