Kancelari gjerman Olaf Scholz tha nga Tirana ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ishin anëtarësuar në BE shumë vite më parë.
‘Unë jam i bindur që është gabim që pasi u takuam në Selanik 20 vite më parë Ballkani Perëndimor nuk është anëtarësuar në bashkimin evropian. Duhet të ishte bërë tashmë anëtarësimi vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe jemi shumë të angazhuar për të bërë të mundur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
E gjitha është e bazuar në meritë. Duhet të bëjnë hapat e nevojshme. Këndvështrimi im është se duhet të bëhet sa më shpejt ët jetë e mundur anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nëse ju jep një ëndërr Euopaine duhet të punojnë shumë që të arrihet ky objektiv.’- tha Scholz./m.j