Komisioneri Evropian për Migrantët, Dhimitris Avramopulos tha sot pas takimit me Këshillin e Punëve të Brendshme të BE-së se ai beson se ka ardhur koha t’i kthehemi funksionimit normal të Schengenit.
“Unë nuk mendoj se ka arsye për të zgjatur kontrollet në kufijtë e brendshëm”, tha Avramopulos.
Takimi i Këshillit të Punëve të Brendshme të BE-së u kërkua nga Franca, Gjermania, Danimarka, Austria dhe Norvegjia për të krijuar mundësinë për shtrirjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm për shkak të kërcënimit të terrorizmit.
Megjithatë, javën e kaluar Avramopulos njoftoi se Komisioni Evropian ishte duke punuar për një ndryshim të Marrëveshjes së Schengenit./b.d