• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shumti fëmijët në Kosovë

by S T
20/11/2024 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët në Kosovë kanë thënë se bullizim kryesisht ndodh në rrjetet sociale dhe në shkolla, sipas një ankete të realizuar nga organizata për të drejtat e fëmijëve, Save the Children Kosova.

Sipas anketës, Zërat e Rinj, 78 për qind e fëmijëve thanë se bullizimi është shumë ose mesatarisht i pranishëm në shkollën e tyre. E njëjta përqindje vlen edhe për TikTok-un, pasuar nga rrjeti tjetër social Snapchat me 57 për qind.

Të anketuarit po ashtu kanë thënë se bullizim ndodh edhe në Instagram (45 për qind) dhe Facebook (28 për qind) si hapësira ku bullizimi ndodh shpesh apo gjithmonë.

Anketa është realizuar në periudhën maj-qershor 2024 dhe në të kanë marrë pjesë 1.071 fëmijë në 16 komuna të Kosovës.

Fëmijët e anketuar ishin nga mosha 11 deri 17 vjeç, pra nxënës nga klasa e shtatë deri në të 11-tën.

Sipas anketës, 29 për qind e fëmijëve kanë raportuar se rrallë apo kurrë nuk ndihen të sigurt kur përdorin transportin publik gjatë natës.

“Ky shqetësim është më i theksuar te vajzat, ku 35 për qind shprehin këtë ndiejnë krahasuar me 19 për qind të djemve”, tha Save the Children.

Kjo organizatë ka kërkuar që në shkolla të ketë mekanizma më të fortë për të trajtuar menjëherë bullizimin dhe diskriminimin, duke ofruar “trajnime gjithëpërfshirëse për mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit që këto çështje të trajtohen së bashku”.

Po ashtu është kërkuar që të ketë siguri në internet dhe mekanizëm më të mirë mbrojtës për platformat sikurse TikTok dhe Snapchat, duke i “angazhuar kompanitë e teknologjisë, prindërit dhe mësimdhënësit në këtë përpjekje”.

Save the Children po ashtu kërkoi që institucionet të veprojnë me urgjencë për të përmirësuar sigurinë në transportin publik, veçmas gjatë natës, përmes masave më të mira të sigurisë, ndriçimit dhe fushatave të ndërgjegjësimit.

Së fundi, në Kosovë janë raportuar disa raste të vetëlëndimeve të nxënësve të frymëzuar nga disa video në TikTok. Njohësit e fushës i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se institucionet duhet të gjejnë mekanizma efektivë për parandalimin e ndikimit të përmbajtjeve të dëmshme nga rrjetet sociale, duke rekomanduar ose kontrollin e shtuar apo ndalimin e qasjes në TikTok./ REL

Next Post
“Mos bëni gabim sërish”, Irani paralajmëron Izraelin për një valë të dytë sulmesh më shkatërrimtare

Kievi i pandalshëm? Pas SHBA, edhe Britania i jep dritën jeshile Ukrainës për raketat me rreze të gjatë veprimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In