• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Satelitët zbulojnë sekretin e piramidave të “shtrembërta” kineze

by A R
02/12/2018 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndodhet në qiell sekreti i piramidave antike kineze të “shtrembërta” të dinastisë Han (shek. II para e.s. – shek. I pas e.s.).

Në fakt, këto monumente gjigante funerali të bëra nga blloqe gjigante dheu kishin anët e bazës të spostuar me 10-12 gradë në raport me veriun sepse orientoheshin sipas Yllit Polar, që vetëm disa shekuj më vonë do të përkonte me Polin e Veriut, në mënyrë që perandori i vdekur të ndodhej në qendër të qiellit.

Ky zbulim vjen sipas një studimi të publikuar në revistën “Archaeological Research” në Azi të bëra nga astronomi Giulio Magli i Politeknikut të Milanos bazuar në të dhënat e satelitëve.

Në fakt ideja e këtyre piramidave gjigante prej dheu, që son ngjasojnë me kodra, përkon me Qin Shi Huang, perandori i famshëm që u varros bashkë me një ushtri prej qeramike.

Pas tij, edhe perandorët e dinastisë Han zgjodhën që të varrosen nën piramida të ngjashme, që sot përbëjnë peizazhin në rrethinat e Xianit, përgjatë lumit Wei.

“Në total, nëse numërohen edhe ato të mbretëreshave dhe të anëtarëve të familjeve mbretërore, ekzistojnë më shumë se 40 nga këto piramidat kineze”, thotë Magli.

Duke studiuar orientimin, zbulohet se piramidat kineze janë dy llojëshe, disa janë të oriantuara me saktësi sipas drejtimeve kardinale, njësoj si piramidat egjiptase, ndërsa të tjera (rreth 15) devijojnë njësoj nga veriu me 10-12 gradë.

“Duke përjashtuar se ky është një gabim i astronomëve dhe arkitektëve kinezë, serioziteti dhe saktësia e të cilëve janë lagjendare, shpjegimi është i llojit astronomik”, sipas Maglit.

Në fakt këto ndërtime orientoheshin me “Polaris”, Ylli Polar që më vonë do të përkonte me Polin e Veriut.

Kjo mund të duket e çuditshme në pamje të parë, por mjafton të kujtojmë se ekziston një fenomen, lëvizja e boshtit të tokës, që spostohet në mënyrë të avashtë por të vazhduar.

Astronomët kinezë kishin bërë vëzhgime kaq të sakta dhe të gjata në kohë që me siguri e kishin kuptuar këtë fenomen.

Në ditët e sotme jemi mësuar të identifikojmë Polin e Veriut me Yllin Polar, por në kohën e perandorëve të dinastisë Han Poli i Veriut ishte larg “Polaris”.

/b.d

Next Post
Kastrioti “çmend” Flamurtarin, Laçi barazim pa shije me Kamzën

Kastrioti “çmend” Flamurtarin, Laçi barazim pa shije me Kamzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In