• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kastrioti “çmend” Flamurtarin, Laçi barazim pa shije me Kamzën

by A R
02/12/2018 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kastrioti ka bërë të paimagjinueshëm duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit. Një fitore force dhe karakteri për krutanët që në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës marrin 3 pikë të arta. Një ndeshje skandaloze për vlonjatët që tregojnë se nuk kanëvazhdimësi, por kurba e tyre pëson ulje-ngritje takim pas takimi. Askush nuk e kishte menduar se tekniku Stavri Nica do t’i rrëmbente 3 pikët trajnerit kampion Ilir Daja.

Takimi u vendos në minutën e 32′ të ndeshjes. Krosim nga korne për krutanët, mbrojtja bregdetare nxjerr topin nga zona. Sfera përfundon në këmbët e afrikanit Okebugwu që gjuan fluturimthi me të majtë dhe e dërgon topin në rrjetën e portierit Qirko. Ky i fundit kishte zënë vendin e Koliçit që ka qenë i dëmtuar gjatë javës. Goli çorientoi ekipin bregdetar, por mobilizoi vendasit. Pjesa e parë u mbyll në barazim. Në të dytën, Flamurtari u hodh i gjithi në sulm, por nuk ia doli mbanë të barazonte. Skuadra e Dajës mundohet me të gjitha forcat, por vendasit u rreshtuan mjaft mirë mbrapa, e ndonjëherë luajtën dhe me nervat e tyre me ndonjë vonesë loje të tepërt.

Kastrioti kishte mundësinë të mbyllte takimin, por Ymeraj gaboi në minutyën e 87′, pas penalltisë së fituar nga Bardhi. Gjuajtja e shkodranit u prit mjaft mirë nga portieri Qirko. Përfundimisht, Kastrioti fiton duke marrë 3 pikët dhe duke kaluar në renditje Kamzën, tashmë ndodhet në vendin e parafundit me 10 pikë. Flamurtari mbetet në vendin e 6 me 22 pikë. Një sezon  i dobët deri tani për bregdetarët.

Laçi – Kamza 0-0

Ndeshja pa shumë shije në stadiumin e Laçit. Vendasit nuk kanë arritur më shumë se një barazim 0-0 me skuadrën e Kamzës. Një pikë që nuk i vlen asnjërës prej skuadrave, pasi kurbinasit humbasin terren me kreun e renditjes dhe e shohin veten të parakaluar nga Kukësi, ndërsa kamzalinjtë e Gjokës e shohin veten në vendin e fundit pas fitores së Kastriotit. 90 minutat folën më shumë për vendasit, por gjetën një kundërshtar që ishte i rreshtuar mirë mbrapa dhe në ekuilibër.

Rastet e pastra munguan për të dy ekipet dhe barazimi mund të cilësohet si rezultati më i mirë dhe i pranueshëm për të dy skuadrat. Me këtë rezultat, Laçi kalon në vendin e 5 me 26 pikë, ndërsa Kamza mbyll tabelën e klasifikimit me 9 pikë.

/TeleSport/b.d

Next Post
Maturantët, vetëm një lëndë me zgjedhje

Maturantët, vetëm një lëndë me zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In