Jorginho e ka ndjekur Maurizio Sarrin nga Napoli në Chelsea dhe kështu duke u bërë lojtari i parë i transferuar gjatë kësaj vere. Jorginho ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare dhe do ta bartë fanellën me numrin 5, transmeton Gazeta Express.
“Me të vërtetë ndihem shumë i lumtur që jam në Chelsea. Nuk është e lehtë të jesh pjesë e një ekipi kaq të madh kështu që jam shumë, shumë i lumtur.
Mezi po pres që të luaj në një ligë kaq intensive, për një skuadër e cila jep gjithçka për të luajtur dhe për të fituar”, ka thënë Jorginho në intervistën e parë si lojtar i Chelseat. (b.an)










