• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sarkozy e konfirmon: Kandidoj në Presidencialet e 2017

by Java News
03/07/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy konfirmoi se do të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend, duke lajmëruar dorëheqjen nga kreu i partisë së tij konservatore, për t’i hapur rrugën përpjekjes presidenciale.

Sarkozy i tha anëtarëve të Partisë Republikane se ky ishte takimi i fundit si udhëheqës i saj. Ai e humbi Presidencën në vitin 2012 ndaj socialistit François Hollande, e kurrë nuk i ka fshehur ambiciet për një rikthim në 2017-n.

Zgjedhjet paraprake të partisë zhvillohen në nëntor, ndërsa Sarkozy do të përballet me rivalitetin e ashpër të 13 anëtarëve të partisë, që kanë shpallur gjithashtu kandidaturat e tyre. Rivali më i fortë i Sarkozy, ish-ministri i Jashtëm Alain Marie Juppé kritikoi rrëmujën që është bërë mes Nicolas Sarkozy, si kryetar i partisë dhe kandidatit presidencial.

Mbështetësit e republikanëve dhe parti të tjera të djathta dhe të qendrës së djathtë do të votojnë në nëntor për të vendosur se cili do të jetë kandidati i tyre në Presidencialet e vitit të ardhshëm. Fituesi do të përballet me Marine Le Pen nga “Fronti Kombëtar” dhe një socialist, që pritet të jetë sërish François Hollande.

“Ky këshill kombëtar është i fundit si kryetar i republikanëve. Parapraket do të jenë një kohë gare mes disa njerëzve me personalitet të fortë dhe me talent. Kur ne hyjmë në garën presidenciale, përballemi me të majtën dhe ekstremin e djathtë, prandaj është e papranueshme që të sulmojnë njëri-tjetrin”, deklaroi Sarkozy para partisë, në përpjekje për të grumbulluar sa më shumë mbështetje.

Gjatë muajve të parë të vitit, sondazhet tregonin se Alain Marie Juppé kishte më shumë mbështetje se Sarkozy, por sondazhet më të fundit kanë treguar se ish-presidenti po kthehet bindshëm dhe kjo tregon se beteja mund të jetë shumë më e fortë nga sa mendohej fillimisht.

/ Top Channel

Next Post

Rilindja e viteve 90'.... do t'i shihni shpesh këto buzë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

October 21, 2026
I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

October 21, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

October 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In