• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sarandë/ Autobusi me studentë përplaset me një automjet

by Java News
26/06/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autobuzi i një grupi studentësh të cilët po ktheheshin nga Saranda për në Tiranë, është përplasur me një automjet në zonën e njohur si qafa e Muzinës.

Disa prej të plagosurve që janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës janë transportuar më pas me helikopter drejt Qendrës Spitalore të Traumës në kryeqytet për shkak të gjendjes së rëndë.

Policia e Sarandës tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në aksin rrugor Sarandë Gjirokastër, ku automjeti i tipit veturë me targa greke KIB366 është përplasur me autobuzin me targa AA655KU. Në makinën e vogël udhëtonin dy çifte me 4 fëmijët e tyre si dhe shoferi. Të gjithë këta të fundit kanë mbetur të plagosur.

Të plagosuri janë:

Të rriturit

Feruz Lleshi, Rabie Lleshi, Aida Lleshi

Fëmijët

S.Lleshi, K.Lleshi, A.Lleshi, D.Lleshi

DEKLARATA E POLICISË

Rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Sarandë­Gjirokastër pranë vendit të quajtur “Qafa e Muzinës”, ku paraprakisht dyshohet se një automjet me targë greke KIB366 është përplasur me një autobus me targë AA655KU dhe për pasojë kanë marrë dëmtime 7 persona. Të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, konkretisht janë lënduar drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortë si dhe 4 fëmijët e tyre. Po punohet për të mësuar gjeneralitetet e tyre

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të tjera mbështetëse në ndihmë të personave të lënduar, të cilët janë transportuar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës. Sqarojmë se autobusi ishte me studentë nga Tirana për ekskursion në Sarandë, aktualisht në kthim për Tiranë, brenda të cilit nuk ka asnjë person të lënduar. Gjithashtu në këtë aks rruga është e lirë, ka filluar qarkullimi i automjeteve pa probleme. Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Foto janë të të plagosurve në spital. KUJDES, pamje të rënda

00228.00_02_18_2300228.00_02_26_3700228.00_02_29_3900228.00_02_46_4900228.00_03_02_18

/java/a.k

 

Next Post

Leja e përhershme për biznesmenët e huaj/ Ja kushtet e reja për ta përfituar atë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com